LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump drejton gishtin mbi Obamën si orkestruesi i protestave

28 Shkurt 2017, 12:25, Aktualitet CNA

Trump ka hedhur akuza mbi Obamën si orkestrues i protestave. Presidenti i ri mendon se e Obama është orkestruesi i protestave që trazojnë prej javësh tashmë rrugët e qyteteve, sallat e mbledhjeve dhe aeroportet në Amerikë. Në një intervistë për Fox News, Trump ka thënë se Obama dhe njerëzit e tij janë përgjegjës për valën e indinjatës kundër republikanëve këtë muaj, si dhe për rrjedhjet e informacioneve të klasifikuara brenda administratës aktuale.

?Mendoj se pas gjithë këtyre që po ndodhin, qëndron ai. Them se kështu është politika, kështu funksionon. Nuk mund ta dish asnjëherë me saktësi se çfarë ndodh prapa kuintave dhe unë them se pas tyre është Obama, sepse njerëzit e tij kanë me siguri gisht në këtë situatë.

Një pjesë e informacioneve të dala kanë ardhur me shumë gjasa nga ai grup dhe kjo është shumë serioze sepse janë mjaft të dëmshme nëse flasim në termat e sigurisë kombëtare?, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë. /CityNews

Lajmet e fundit nga