LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prapavija politike e Metës që po tremb Ramën/ Çfarë po gatuan kreu i LSI?!

28 Shkurt 2017, 14:12, Aktualitet CNA

Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike në vend, si dhe raportin Rama-Meta. Zheji shkruan se ?Meta është në kulmin e një pune që ai dëshiron të mbetet enigmë. Si ata skulptorët që nuk e rrëzojnë çarçafin e skulpturës së tyre, deri në përfundimin e saj, edhe ai ka vendosur ta mbajë të mbuluar më çarçaf surprizën e tij?.

Ai është ndalur te dalja e fundit kryeparlamentarit dhe kreut të LSI, Ilir Meta, në ?Zonë e Lirë? të Arjan Çanit, në një opinion për ?360gradë.al?.

?Meta ishte demoralizues, edhe kësaj radhe në kulmin e protestës opozitare, për të gjithë ata që prisnin dhe presin një shenjë sado të vogël, që Koalicioni PS-LSI, mund të shkërmoqet përpara 18 Qershorit?, shkruan Zheji.

Sipas tij, Meta kishte zgjedhur strategjinë që ka ca kohë që e sendërton në media, Zero informacion në lidhje se çfarë gatuan politikisht në të vërtetë dhe Zero tolerancë ndaj provokimit gazetaresk.
?Nga ky qëndrim, Ramës, i duket dhe ai ka filluar të mendojë se koha po punon edhe njëherë për të. Madje në ndarjen e tapive në Vlorë, tapi-marrësit, për pak nuk i puthnin duart, Tapidhënësit kryeministër dhe premtonin me zë të lartë se do të votonin Partinë Socialiste që u ndryshoi jetën. Dhe kryeministri i tejngopur me bekime hallexhinjsh, të sinqertë, dinakë apo shpirtzhuritur, u thoshte që të: ?falenderonin qeverinë dhe jo Partinë Socialiste?. Dhe ata ja kthenin: ?Po qeveria e Partisë Socialiste është zoti kryeministër!? dhe ai qeshte para nja dhjetë kanaleve Tv që e jepnin live në netëork kombëtar, duke harruar se qeveria e ka edhe një ose dy parti të tjera që e mbajnë në këmbë??, vijon më tej ai.

Ndërkohë, më tej shton se edhe duke ndarë tapitë e qeverisë së Partisë Socialiste, Rama, në fushatë si kryeqeveritar dhe si kryepartiak, qeshte dhe gëzonte me të madhe!

?Dukej shumë i lumtur nga deklaratat e Metës dhe demoralizimin që ato shkaktojnë te kundërshtarët e tij politikë, kudo ata ndodhen, Në PD, në PS, te Libra, te Zgjidhja apo dhe vetë te LSI. Muri i padepërtueshëm i Ilir Metës te Çani, por jo vetëm, gjithsesi e tremb edhe Ramën, sepse Zero Informacioni nga prapavija e tij politike, që jep Meta në media, por sigurisht edhe në takimet kokë më kokë që bën me të, demoralizon pa dyshim edhe vetë Ramën?, thotë Zheji./CityNews

Lajmet e fundit nga