Connect with Us

Mungesa e Roshit/ Ja kur do zhvillohet seanca e radhës

Aktualitet

Mungesa e Roshit/ Ja kur do zhvillohet seanca e radhës

Publikuar

-

Në datën 7 mars, në orën 12:00, është caktuar seanca e radhës për  Elvis Roshin në Gjykatën Kushtetuse.  Gjatë paradites së sotme, avokati i Elvis Roshit, Theodhori Sollaku mungoi në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa paraqiti një raport.

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë një vendim se çfarë hapi do të marrë. Ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë, Parlamentit, KQZ dhe Prokurorisë kanë qënë dakord me shtyrje.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kur Majko e krahasonte Roshin me Napoleon Bonapartin

KQZ i hoqi mandatin kryebashkikut të Kavajës  si dhe dy deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri për efekt të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar në formular një dënim në Itali. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në momentin që automjeti ka shpërthyer në flakë ka qënë në lëvizje afër vendit të quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.

Sipasojë e flakëve kanë pësuar lëndime të lehta pasagjerët të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kur Majko e krahasonte Roshin me Napoleon Bonapartin

LEXO EDHE:  Kërcënimi me sms/ Elvis Rroshi: Nuk jam kriminel, Blushi si Berisha

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi dje se kryeministri Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Kjo ngjarje solli jo pak reagime, ndërsa një perj tyre është dhe ish deputeti Nard Ndoka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Përse Rama mbrojti Roshin?

LEXO EDHE:  Kërcënimi me sms/ Elvis Rroshi: Nuk jam kriminel, Blushi si Berisha

“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ “Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën”

Publikuar

-

Nga

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

“Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Roshit/ Halimi: Basha kishte të drejtë, ishte vetëm çështje kohe

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Përse Rama mbrojti Roshin?

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

LEXO TE PLOTE