LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani nxjerr sekretet/ Si më shkarkuan Meta e Rama

28 Shkurt 2017, 15:05, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, foli për shkarkimin e tij nga detyra.

Në emisionin ?Dritare? të Rudina Xhungës, Manjani tregoi çdo detaj të largimit të tij nga posti i ministrit të Drejtësisë, duke pranuar se shkarkimin ia komunikoi Ilir Meta.

Ai tha se Meta i bëri të ditur situatën e vështirë që kishte krijuar standardi i tij si ministër në raport me Ramën, duke i thënë se mund të zëvendësohej.

?Misioni im, si ministër, ishte vetëm një, të vendos standardin e sjelljes publike të ministrit. Këtë mandat më dhanë dhe ndoqa strategjinë të kryej mandatin dhe përgjegjësinë që më vendosën, standardin e një ministri. Ministri është autoritet publik dhe që nuk nënshtrohet kollaj, pa argument. Ministri propozon, debaton. Meta më bëri të ditur situatën e vështirë që kishte krijuar standardi im si ministër në raport me kryeministrin dhe më tha se mund të zëvendësohesha dhe unë rashë dakord. LSI gjykon më mirë se unë. Metës do ia jepja në çdo çast dorëheqjen, por jo Ramës. Unë nuk kisha kryer asnjë krim. Ndaj refuzova dorëheqjen dhe dola fola. Duhej të flisja, sepse nuk u hoq drejtori i burgut te Vaqarrit, por Ministri i dytë i Drejtësisë, pas Naços?, tha ish-ministri Manjani./CityNews

Lajmet e fundit nga