LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani nuk tërhiqet/Po, kam parë videot e ministrave me dashnoret në hotelin e Balilit

28 Shkurt 2017, 15:00, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ?Dritare? të Rudina Xhungës.

Manjani ka përsëritur deklaratën e tij në lidhje me videot e disa ministrave, që kishin kaluar netë me të dashurat e tyre në hotelin e Klement Balilit.

Ish-ministri ka pranuar se ka parë video të tilla, që sipas tij, ishin të shërbimeve sekrete.

?Po, më ka rënë në dorë dhe ishin të shërbimeve sekrete?, tha ai, duke pranuar se nuk do të fliste për to, por për faktin se nuk qe ai përgjegjës për moskapjen e Balilit, por Policia e Shtetit.
“Ka një datë, 17 maji 2016, kur Interpoli lëshoi urdhër-arrest. Interpol Albania ka pasur dhe ka detyrë ta arrestojë. Policia nuk e ka arrestuar dhe policia mos t?i bjerë anash, sepse janë alibi që nuk justifikohen. Jam i vetmi zyrtar që kam kërkuar sistematikisht arrestimin e Balilit. Arrestimin e bën policia, e bën Ardian Çipa. Policia u mundua t?i hedhë fajin prokurorisë por, ishte faji i saj, i policisë së shtetit?, tha Manjani./CityNews

Lajmet e fundit nga