Connect with Us

Kërcënimi i Gruevskit dhe e vërteta për shqiptarët në Maqedoni

Aktualitet

Kërcënimi i Gruevskit dhe e vërteta për shqiptarët në Maqedoni

Publikuar

-

Nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët në Maqedoni janë popullsia shumicë më homogjene përballë asaj maqedonase që herë ndihet serbe, herë bullgare, herë greke, herë sllavo-ruse, apo pakicave të tjera që kanë mbetur pas shpërbërjes së perandorisë turke dhe të ish-Jugosllavisë.

Natyrisht atje ka edhe popullsi të tjera, të cilat nuk kanë aq peshë sa mund të kenë patur në këto 27 vjet të përmbysjeve të mëdha në shkallë botërore dhe rajonale.

Mbijetesa e gjatë e Gruevskit është karta e nacionalizmit të shtirur dhe dobësia permanente e forcave të tjera politike (kryeisht shqiptare), përfshi edhe partinë tjetër më kryesore maqedonase të Zajevit që kërkon të krijojë qeverinë e re.

Në këtë atmosferë politike shqiptarët kanë qenë më të duruarit, më bashkëpunuesit, më shtetmbajtës dhe shteformues, paçka se në bashkwsinw e tyre etnike e tyre ka pasur edhe elementë të radikalizmit islamik, që janë financuar fuqishëm nga shtete dhe bashkësi të fuqishme antishqiptare.
Shqiptarët në të gjitha viset autoktone kanë pasur përherë një busull kombëtare që i ka mbajtur me identitet të fortë pro-europian. (Xhami pa fund, qindra-mijëra libra tërësisht fetarë, ceremoni dhe përkujtimore të përvitshme përkundër shkollave të pakta, përkrahja e nacionalistëve marksistë-leninstë “pa din e iman”, nuk kanë qenë akte që nderojnë shqiptarët në Maqedoni, por kjo është një pjesë fare e vogël dhe e pak e përfillshme përballë identietit euro-atlantik, kundruall lidhjeve të forta me SHBA dhe Europën).

LEXO EDHE:  Përfundon takimi me Metën/ Basha reagon menjëherë: Shqiptarët do të shpëtojnë nga e keqja

Natyrisht se në zhvillimet e fundit shqiptarët nuk kanë qenë ëngjëjt përballë djajve të shumëfishtë, por koha ka kohë që punon për ta për t’u rreshtuar masivisht në boshtin euroatlantik.
Pikërisht ky nerv perëndimor do ta detyronte Ali Ahmetin dhe BDI për të mos qenë një parti tribu, do ta ndwrgjegjwsonte rivalin tjetër në opozitë Mendu Thaci, (mjerisht ende në listën e zezë të Departamenti të Shtetit të SHBA), që të silleshin si perëndimorë, pra të dorëhiqeshin në orë e më parë si një proces normal që ndodh zakonisht në vende të qytetëruara duke i hapur rrugë konkurencës, ardhjes në skenë të një klase të re politike.

Ndërsa për kërcënimin e Gruevskit se “pranon më mirë në burg se sa zyrtarizimin e shqipes”, kjo duhet marrë si një grahmë e fundit e nacionalistëve, sepse asnjë shtet në Maqedoni nuk mund të qëndrojë pa praninë e shqiptarëve./Çerçiz Loloçi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mori pjesë në ‘Foltoren” e Berishës/ Deputetja e PD, tregon nëse i druhet përjashtimit nga Basha

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në një intervistë për MCN tv ka folur për Foltoren që mbajti një ditë më parë në Korçë ish-lideri i PD Sali Berisha.

Si përfaqësuese e demokratëve, Koti tha se kishte detyrim të merrte pjesë në Foltore dhe këtë e ka bërë për të mbështetur demokratët.

Ajo u shpreh se PD do të jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës dhe u takon atyre të vendosin se kush do ta trejtojë PD-në.



“Unë si përfaqësuese e qytetarëve kisha detyrimin moral të isha dje në takim. Jam anëtare e PD dhe deputete e zgjedhur nga ata demokratë që kishin mbushur sallën. Përgjegjësia më thoshte se duhej të shkoja aty ku ishin demokratët. Personalisht nuk dua të bëhem pjesë e komploteve që kanë kapur PD sepse demokratët nuk e meritojnë këtë situatë delikate. Prezenca ime ishte për të mbështetur demokratët që kanë punuar me mua. Disa mund të kenë paragjykuar pse isha dje mund të them që të gjithë ne jemi brenda PD. Ky debat është unik në llojin e vet dhe të gjithë demokratët do të dinë ti japin zgjedhje. Beteja nuk është me njëri-tjetrin ndaj dhe unë i kërkova Berishës të gjejë një zgjidhje bashkë me demokratët”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Toskanë/ Arrestohen 12 narkotrafikantë shqiptarë

LEXO EDHE:  Përfundon takimi me Metën/ Basha reagon menjëherë: Shqiptarët do të shpëtojnë nga e keqja

E pyetur nëse i druhet ndonjë përjashtimi nga PD, pasi doli hapur në mbështetje të Berishës ajo tha: Ju bashkova foltores sepse doja që demokratët të shikonin që jam aty si zëri i tyre. Nëse nuk do të isha dje në foltore atëherë do të ndihesha sikur i kisha lënë të vetmuar. Aty kishte shumë njerëz që do donin të flisnin por nuk e kishin mundësinë dhe shumë mesazhe që transmetova dje ishte përçimi i zërit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motorin/ Dy të plagosur në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas asaj që raportohet, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku një makinë ka përplasur një motorr.



Sipas burimeve, të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej shkaqet e rrethanave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrahën dhe tentuan të vrasin vjehrrin e motrës/ Arrestohen ‘dy të fortët’ në Lezhë, e pëson dhe babai

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit.

Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

LEXO EDHE:  Kapen 53 kg drogë në kufirin grek/ Në pranga 3 trafikantët shqiptarë

LEXO EDHE:  Toskanë/ Arrestohen 12 narkotrafikantë shqiptarë



Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

 

LEXO TE PLOTE