LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjetja e radhës në “Sheshin e Lirisë”/Befasojnë protestuesit, çfarë ndodhi sot (Foto)

28 Shkurt 2017, 12:22, Aktualitet CNA

Protesta e opozitës po ecën drejt një rruge pa kthim. Plot 11 ditë në shesh para Kryeministrisë duket se nuk i kanë lodhur aspak protestuesit dhe eksponentët e Partisë Demokratike.

Çdo ditë ata sjellin një ide të re për të goditur qeverinë dhe presin në ?çadrën e lirisë? shtresa të ndryshme të popullsisë.

Por, gjetja e sotme duket të jetë më interesantja, ku protestuesit kanë ironizuar rëndë Ramën dhe kabinetin e tij qeveritar.

Përmes një ekspozite me vizatime satirike, ata kanë shfaqur fytyrat e Ramës, ministrave dhe deputetëve.

CityNews iu sjell fotot nga sheshi para Kryeministrisë, ku fantazia e protestuesve sjell në mënyrën më qesharake dhe të deformuar Ramën dhe ?ushtarët? e tij, që ndryshe u quajtën dhe ?Rama me 40 hajdutët?.

Në fotot e montuara janë këta personazhe: Bushati, Ahmetaj, Veliaj, Rama, Beqaj, Ruçi, Tahiri, Braçe, Balla dhe Gjiknuri./CityNews

Lajmet e fundit nga