Connect with Us

Elita e korruptuar e Ministrisë së Kulturës dhe firmat dashnore të saj

Aktualitet

Elita e korruptuar e Ministrisë së Kulturës dhe firmat dashnore të saj

Publikuar

-

Ndihem i detyruar të tregoj atë që përjetova kur pashë lajmin se “kishte nisur restaurimi në Kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit”, bashkë me kënaqësinë e ministreshës së Kulturës, që e kishte “mbajtur premtimin” për restaurimin e këtij “thesari të rrallë të trashëgimisë”. Lajmi është i shoqëruar edhe me pesë foto. Fotot tregojnë ndërtimin e skeletit të konstruksionit të rampës dhe të skelarisë prej druri rreth e përqark kishës që do të restaurohet në vijim. Shiheni me vëmendje ju lutem këtë lloj “skelarie” dhe “rampe” të ngritur nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës për kryerjen e punimeve ndërtimore të restaurimit në Kishën e Labovës së Kryqit, një prej monumenteve të kulturës më të shquara të vendit dhe me vlera shembullore në mbarë arkitekturën sakrale bizantine.

Nuk mund t’u besoja syve kur i pashë këto pesë foto. Skelaria dhe rampa që shohim, është ndërtuar me elemente druri të marra nga çati të banesave të vjetra të dala jashtë përdorimit si copa trarësh, traversash, binarësh të vjetër, ku nuk mungojnë ndoshta edhe hunjtë e ndonjë gardhi apo plevice të fshatit. Në konstruksionin e tyre shihen madje edhe elementë drusorë me gdhendje dekorative gjeometrike, që kanë shërbyer për mbajtjen e strehëve të çative të banesave të vjetra (Foto 1). Lajmi në fjalë njofton gjithashtu se për punimet e restaurimit të kësaj kishe janë në dispozicion 200 mijë euro nga Ministria e Kulturës. Se çfarë do të bëhet më këto para dëshiroj ta diskutojmë një herë tjetër, pasi punimet të vijojnë. E kam fjalën se nuk është nevoja të jesh teknik apo inxhinier ndërtimi, apo restaurator monumentesh, por edhe një qytetar i thjeshtë, që të ngresh supet e të pyesësh çfarë është kursyer nga kjo shumë parash, që në oborrin e kësaj kishe nuk është sjellë një ngarkesë me skelari standarde metalike nga ato më të zakonshmet që përdoren sot kudo, për ta montuar atë në pak orë rreth e rrotull trupit të kishës? Por në vend të saj janë mbërthyer me gozhda copa trarësh e hunjsh prej druri të pocaqisur nga koha dhe të lodhur nga përdorimi, shpesh duke i ngjitur njëri me tjetrin për të kapur lartësinë e kërkuar!? (Foto 2, 4). Përgjigjja ime është se kjo lloj skelarie është pamja e parë e abuzimeve me fondin e parashikuar prej 200 mijë eurosh për restaurimin e kësaj kishe.

Por nuk është vetëm kjo pyetje që të ndjek pas.

Së pari, siguria teknike nuk lejon të ngresh një skelari në lartësi me elementë të vjetër prej druri si trarë apo traversa çatish, binarë apo hunj etj., me origjinë të panjohur përdorimi të mëparshëm dhe të patestuar mbi aftësisë mbajtëse të tyre (pa garanci statike). Skelaria për restaurimin e një monumenti nuk është vetëm konstruksioni ku restauratorët, teknikët, mjeshtrit ndërtues dhe punëtorët hipin-zbresin dhe qëndrojnë tërë kohën për të punuar, por është edhe vendi ku peshojnë materialet që hiqen dhe vihen në monument (në rastin konkret rrasat prej guri të çatisë etj.). Për hir të ruajtjes së monumentit, transporti i materialeve në restaurim bëhet shpesh në mënyrë manuale duke përdorur skelarinë, e cila duhet të këtë edhe aftësi mbajtëse dhe qëndrueshmërie statike.

Së dyti, pyesim se kush inxhinier e zbaton këtë projekt restaurimi me mungesë të dukshme serioziteti teknik? Përgjegjësit apo udhëheqësit e këtij projekti, që shfaqen aty-këtu nëpër fotot, duken tejet të kënaqur me rampën dhe skelarinë qesharake që kanë para syve të realizuar me drurë të pocaqisur (përveçse duken edhe të malluar që më në fund po shohin njëri-tjetrin).

Nuk e di pse kjo kreaturë skelarie më fanepsi rampat dhe skelaritë prej druri në ekspeditat, miniera të Klondikës për kërkimin e arit në fundin e shek. 19, të përshkruara në mënyrë legjendare nga Xhek London (1876-1916). Ato rampa e skelari ndërtoheshin me trungje e degë të prera nga pemët rrethanorë, apo binarë e dërrasa të rraskapitura nga stërpërdorimi. Asokohe njerëzit punonin deri në vdekje për të nxjerrë vërtet nga duart dhe djersa e tyre disa gramë ar për të mbijetuar, apo me shpresë për t’u pasuruar. Ato improvizime rampash dhe skelarish vetëmohuese për mbijetesë, Xhek Londoni i ktheu me penën e tij në simbolin, ku vdekja dhe suksesi flinin dhe zgjoheshin në të njëjtin krevat prej sakrifikimit në punë. Kurse sot, në Shqipëri, këto rampa dhe skelari tip xhek london ndërtohen thjeshtë për të përvetësuar (vjedhur) para në mënyrë korruptive. Shkruhen dhe kërkohen para nëpër preventivë për ndërtimin e një skelarie e rampe sipas çmimeve bashkëkohore, ndërsa në terren ndërtohet një surrogat me hunj, si kjo në fotot, që nuk kushton asgjë. Kështu është edhe kjo skelaria e ngritur për “restaurimin” e Kishës së Labovës së Kryqit, është për Ministrinë e Kulturës vetëm monumenti i radhës në listën “Këndesi i Plakës”, i cili mban florinjtë e fshehur nën pupla në vlerën prej 200 mijë eurosh.

image_27

Po të kisha qenë piktor dhe të më kishte me sy të mirë qeveria, foton nr.5 do ta kisha paraqitur si instalacion me titullin “Reforma për restaurimin e monumenteve në Shqipëri (2013-2017)” në Bienalen e Venecias. Sepse me këtë kreaturë skelarie foviste (Fauvismus), nuk i shkon mendja kujt sot të veshë një monument vip, sepse atë njëherazi nuk e gjen dot as në viset e humbura të Xhek Londonit të fundit të shek. 19, as edhe gjëkundi më në Europë dhe jo më të përdoret sot për restaurimin e një monumenti të shquar, “një thesari të rrallë të trashëgimisë” siç e quan Kishën e Labovës së Kryqit vetë ministresha Kumbaro, e cila ka tashmë në xhep 200 mijë euro për “rivitalizimin” e saj. Sa shumë ngjasojnë këto dy konstruksione skelarie primitive, njëri nga fundi i shek. 19, tjetri nga fillimi i shek. 21, njëri i ndërtuar nga nevoja e sakrificës për të mbijetuar, tjetri për të vjedhur paratë nga xhepi i një ministrie demokratike, e cila “qep letra” për një punë të pabërë, që ajo të lexohet nga të tretët sikur është bërë! Ato kanë të njëjtën pamje, por janë dy realitete krejt të kundërta të prodhimit të tyre.

LEXO EDHE:  Artan Shkreli përplaset me ministren Kumbaro

Prej vitesh, firma satelitore dashnore që marrin pareshtur tenderë nga Ministria e Kulturës qepin kësi letrash dhe kanë prodhuar restaurime batakçinjsh, që tashmë kanë mbetur në histori. Disa prej tyre kanë inauguruar, të tjera janë në proces. Në këtë mes ajo që më prek tashmë nuk është shpërdorimi i parave nga institucionet shtetërore, sepse këtë nuk ka kush e ndal më në këtë vend, por është mungesa e theksuar e respektit që Ministria e Kulturës me institucionet e saj vartëse po demonstron me prepotencë ndaj përkujdesjes dhe mbrojtjes (restaurimit) të monumenteve të kulturës në përgjithësi pa pasur mëshirë dhe stepje, edhe kur ka të bëjë me një dokument të arkitekturës botërore bizantine. Kjo mungesë respekti është për monumentet e çmuara edhe fyerje ndaj tyre. Fjala vjen, 200 mijë euro arrin të rindërtosh sot nga themeli ndërtesën e Kishës së Labovës së Kryqit (në rast shembjeje, largqoftë!)

Por ministria nuk ndihet më e detyruar moralisht as për një start të denjë të fillimit të restaurimit të saj, nuk jep para as për të ndërtuar një skelari e rampë standarde metalike. Ky është respekti që tregon sheshit Ministria e Kulturës me ministreshën në krye për të restauruar një nga veprat më të çmueshme dokumentare historike të vendit. Kjo dëshmon nivelin e etikës profesionale të Institutit të Monumenteve të Kulturës, që udhëheq dhe kontrollon restaurimin sot në Shqipëri. Ky është edhe niveli kulturor i kërkesave që kanë këto institucione në përzgjedhjen e kualitetit profesional dhe etik të firmave restauruese të licencuara për bashkëpunim, copa bande për të realizuar në terren operacionet financiare kriminale. Po DRKK-ja e Gjirokastrës, ku qëndron në këtë mes me kulturën tradicionale disadekadëshe të punës restauruese të qytetit muze? Këto foto starti të punës në Kishën e Labovës mjaftojnë për të treguar mungesën e respektit dhe degjenerimin profesional të restaurimit të monumenteve të kulturës në Shqipëri, i cili nuk ka rënë ndonjëherë në një gropë të tillë të zezë, qëkurse ky aktivitet u themelua me krijimin e IMK në vitin 1965.

Së fundi, nuk ka si të mos bjerë në sy përmes fotove dashuria dhe përmallimi që rrezaton vetë ministresha e Kulturës, duke vallëzuar me miqtë e saj përpara skelarisë me trarë dhe hunj të kalbur të marra nga çatitë e vjetra të fshatit, skeleti i së cilës ka përqafuar fort anembanë trupin kryq të brendashkruar të kishës, duke lënë të lirë të hidhet mbi çati drejt qiellit tamburin e lartë cilindrik të përmbyllur me kupolë, paksa i shkrehur nga vertikaliteti në krahasim me kohën e rinisë së tij, por i famshëm midis modeleve bizantine. Nuk kam mundur të informohem se çfarë do t’i punojnë tamburit në vijim, do ta ngrehin në vertikalitet të plotë, apo do të bëjnë betonime për ta siguruar të mos përkulet më tej? Kohë të vështira për punë të mira! Por gjithmonë urime dhe përpara!

***

Një kuriozitet në mbyllje: shembullin e rampës dhe të skelarisë së Kishës së Labovës së Kryqit e kam ndeshur vetëm në viset tejet të varfra të Shqipërisë. Kam takuar një prej tyre në lartësi 1600 m të maleve mbi fshatin Tërnovë (Rrethi i Bulqizës, qarku Dibër), ku po kryeja një ekspertizë vëzhgimi arkeologjik në dhjetor 2014 (Foto 6). Ishte një rampë miniere kromi e improvizuar, ndërtim i bërë nga njerëz të braktisur prej përkrahjes shtetërore, banorë që luftojnë për jetë a vdekje për të siguruar jetën në krahinën ku kanë jetuar historikisht, rampë e bërë me trungje e degë nga pylli malor në zemër të të cilit është hapur edhe “miniera” për nxjerrjen e mineralit të kromit në mënyrën më arkaike, ose më saktë primitive, ose prehistorike. Kjo është kopja e minierës së Xhek Londonit në Shqipërinë e sotme (europiane apo të rilindur). Por në të njëjtën kohë, ajo është edhe shëmbëlltyra e rampës dhe e skelarisë së ngritur për restaurimin e Kishës së Labovës së Kryqit. Kjo e fundit nuk është ndërtuar nga ata që luftojnë për jetë a vdekje në malet e Tërnovës për të mbijetuar, por nga elita e korruptuar e Ministrisë së Kulturës të Republikës dhe e bosëve të firmave dashnore të saj që nuk i tremben as drejtësisë, as kontrollit të shtetit, as prokurorisë dhe as vetingut./Gjergj Frashëri (Respublika)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “E mbajti dy vite në shtëpinë e saj”/ Kush është ministrja që nuk e priste “surprizën” e Ramës

LEXO EDHE:  “E mbajti dy vite në shtëpinë e saj”/ Kush është ministrja që nuk e priste “surprizën” e Ramës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kumbaro “thumbon” Kapexhiun për Teatrin: Të bëjmë dallimin mes vizatimit, dëshirës…

LEXO EDHE:  “E mbajti dy vite në shtëpinë e saj”/ Kush është ministrja që nuk e priste “surprizën” e Ramës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: