LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çadra që riktheu qytetarët te PD/ Si mund ta shporrin Basha-Blushi demonin e autoritarizmit

28 Shkurt 2017, 10:11, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e opozitës, e cila ka nisur prej 18 shkurtit. Në një analizë për ?Panorama?, Lubonja i është përgjigjur kryeredaktorit të portalit Exit.al, Carloalberto Rossi, duke i kujtuar lëvizjen ?Cinque Stelle?. Referuar kësaj, Lubonja flet për nevojën e një lëvizjeje të tillë në Shqipëri, por mungesa e saj, shton ai, po detyron një pjesë të qytetarëve t?i rikthehen PD-së.

?Duke hequr një paralele (paksa të sforcuar) midis situatës politike në vendin e tij (Itali) dhe në Shqipëri, do t?i kujtoja lëvizjen ?Cinque Stelle?. Ajo lindi pas një zhgënjimi me dy polet kryesore të politikës italiane që, gjithë duke u alternuar për dy dekada, nuk sollën ndryshim, por një zhgënjim në rritje midis italianëve. Duke qenë se kam kohë që shkruaj për nevojën e një lëvizjeje të tillë në Shqipërië, aq sa zëvendësimin e Sali Berishës me Edi Ramën e kam mbështetur vetëm me idenë se kështu kjo mund të lindte më shpejt-sepse shqiptarët do të bindeshin më parë që s?duhet të shpresonin te Rama&Co,-e kam të vështirë të besoj sot, se duhet të rikthehemi te PD-ja. Fakti që s?po lind megjithatë një lëvizje e re e fuqishme me një anë dhe fakti që Rama i ka tejkaluar përmasat e zhgënjimit, po i detyron një pjesë t?i rikthehen PD-së me idenë apo shpresë se ky fillim mund të ngjizet me Bashën?, deklaron Lubonja.

Më tej, analisti Lubonja është ndalur te kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe vlerësimi pozitiv që po i jep protesta. Lubonja shprehet se protesta e ka ngritur profilin e Bashës, duke e përqendruar gjithë vëmendjen tek ai. Sipas tij, ku flasim për protestën, organizimin, besueshmërinë, etj, i referohemi figurës së liderit.

?Nga ky pozicion, vë re se diskursi rreth besueshmërisë apo jo të Lulzim Bashës është vënë në qendër të debatit këto ditë. Maxhoranca me në krye Edi Ramën deri më sot ka luajtur kartën e zhvlerësimit të Lulzim Bashës, duke i mëshuar tezës se lideri i vërtetë i PD-së është Berisha, të cilin, u thotë shqiptarëve, e keni provuar dy herë. Por protesta e ka ngritur profilin e tij duke e përqendruar vëmendjen tek ai, aq sa suksesi apo mossuksesi i saj duket se do të përcaktojë edhe fatin e lidershipit të ardhshëm të PD-së. Duke gjykuar se jemi në një moment të rëndësishëm, jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë shqiptare, them se ky debat mbi besueshmërinë apo mosbesueshmërinë e PD-së apo dhe mbi çfarë duhet bërë që ajo të rritet duhet vazhduar. Në këtë shkrim po prek një pikë që më duket tejet e rëndësishme, por që më duket se po anashkalohet me një lehtësi të pabesueshme. E kam fjalën për faktin se, ndërkohë që më një anë ne flasim për rrezikim të demokracisë, kur bëhet fjalë për shpëtimin, paradoksalisht, i referohemi-si ata që e mbështesin edhe ata që e zhleftësojnë,-figurës së liderit. Kjo sepse kemi kohë që institucione kaq të rëndësishme, siç janë partitë, i reduktojmë në liderin e tyre?, shtoi analisti.

Më tej, në shkrimin e tij për ?panoramën?, Lubonja bën një diskurs mes partive dhe kultit të tyre. Ai thotë se PD po kërkon të tërheqë energjinë dhe besimin e tërë popullit. Por, nga ana tjetër, sipas tij, edhe partitë e reja, si ajo e Blushit, po duan të ndërtohen po mbi kultin e individit. Duke cituar Rossin për krijimin e një ?republike të dytë?, Lubonja shkruan se kjo ka nevojë për njerëz që heqin dorë nga kulti i vetvetes për hir të interesave të shoqërisë.

?Në funksion të ndryshimit të kësaj historie, e shoh kundërproduktiv nxitimin për të krijuar kultin e kapitenit të anijes në një kohë kur PD-ja kërkon të tërheqë energjinë dhe besimin e tërë popullit për të rrënuar në të. Ashtu sikurse shoh me skepticizëm edhe faktin se partitë e reja që kanë dalë, ku spikat e Blushit, po duan të ndërtohen po mbi kultin e individit. Lëvizja për të ndërtuar ?republikën e dytë?, siç thotë Rossi, sot ka nevojë për njerëz që japin shembullin se heqin dorë nga kulti i vetvetes, nga kalkulimet për vetveten, për hir të interesave të shoqërisë e që nuk mbetet te fjalët, por që bëjnë vepra për ta vërtetuar këtë. Vetëm ata mund të shporrin demonin e autoritarizmit, arrogancës e përgjegjshmërisë së liderit që sakrifikon vendin për interesat e veta, që e ka sunduar e vazhdon ta sundojë Shqipërinë që nga fillimet e veta. Vetëm njerëz të bashkuar me këtë frymë e me këto vepra mund t?u ngjallin besim shqiptarëve të rrasbitur për t?u ngjitur në anije e t?u japin energji për të rrëmuar kësaj here në drejtimin e duhur?, përfundon Lubonja./CityNews

Lajmet e fundit nga