LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të korruptonte policin/ Ja sa lekë i dha 44 vjeçari

27 Shkurt 2017, 10:34, Aktualitet CNA

Një shtetas i cili ka tentuar t?i japë punonjësit të policisë një kartëmonedhë 2000 lekëshe, për të shmangur masën administrative, është arrestuar në flagrancë. Policia ka ndaluar shtetasin N.S.,, 44 vjeç, banues në fshatin Ostren i Vogël, Bulqizë.

Në momentin e ndalimit, në aksin rrugor Ura e Topojanit – Maqellarë, ai ka tentuar t?i japë punonjësit të policisë një kartëmonedhë 2000 lekëshe, për të shmangur masën administrative, pasi nuk kishte siguracion të mjetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ?Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?. /CityNews

Lajmet e fundit nga