LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri sulmon Bashën/ Nuk dua të të kem as komshi, jo më kryetar opozite!

27 Shkurt 2017, 11:50, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë firmosur sot peticionin për Vetting-un.

Gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri tha se nuk ka rëndësi se me cilën parti është çdo qytetar, peticioni të firmoset për reformën në drejtësi.

?Nuk ka rëndësi me cilën parti je, firmos për reformën në drejtësi. Reforma është bllokuar nga bojkoti i PD. Mbështesim peticionin e iniciuar nga qytetarët. Kjo nuk është çështje partish, por në të varet fati i vendit. Ftoj qytetarët të firmosin peticionin. Plaga më e madhe e Shqipërisë sot është padrejtësia. Ky vend nuk mund t?i mbijetojë padrejtësisë. Kjo është një betejë që shqiptarët duan prej mbi 20 vitesh?, tha Tahiri.

Më tej, ai sulmoi kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se nuk do donte ta kishte as komshi.

?Nuk i kuptoj deklaratat arrogante, kërcënimet, qëndrimin fodull të këtij njeriu, që nuk do doja ta kisha as komshi dhe jo më kryetar të opozitës?, shtoi ministri./CityNews

Lajmet e fundit nga