LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse dha dorëheqjen Armando Prenga?/Një pazar në hije i kryeministrit

27 Shkurt 2017, 16:29, Aktualitet CNA

Deputeti socialist Armando Prenga dha dorëheqjen si deputet dhe KQZ pushoi procedurën e hapur për të. Nga ana tjetër duket se vetë largimi i Prengës është një lëvizje që Prokuroria të pushojë hapat e mëtejshëm të hetimit të një prej deputetëve më të akuzuar nga opozita, për të shkuarën e tij kriminale.

Burime zyrtare thanë për CityNews se dorëheqja e Armando Prengës, mund të ketë ardhur për disa arsye. Ndoshta edhe për një urdhër të mundshëm arresti ndaj deputetit socialist në Itali, me një prej emrave të shumta që ai ka përdorur gjatë aktivitetit të tij kriminal në shtetin fqinj.

Edi Rama, prej më shumë se një viti përpiqet ta mbrojë dhe të mbajë në sallën e Parlamentit deputetin Prenga. Megjithëse ai u përfshi direkt në një ngjarje të rëndë kriminale në qytetin e Laçit.

Dorëheqja e Prengës vjen kur kryeministri e mbron personalisht, ç?ka ngre dyshime të forta që në Itali të jetë ende në fuqi një urdhër arresti i vitit 2000, por që dyshohet se është me një nga nëntë emrat që deputeti socialist i Laçit mbante sipas të dhënave të publikuara së fundmi.

Të njëjtat burime theksojnë se Prenga, në atë kohë, ka qënë i shoqëruar edhe nga një biznesmen i njohur.

Dorëheqja është një tentativë që kërkon të mbyllë dosjen e Armando Prengës. Por a është kjo e fundit një pazar politik midis kryeministrit dhe Prokurorisë, që ka hetuar dhe publikuar të dhënat e deputetit socialist të dorëhequr?! /CityNews 

Lajmet e fundit nga