Connect with Us

Prokuroria regjistron procedimin penal ndaj Bashës

Aktualitet

Prokuroria regjistron procedimin penal ndaj Bashës

Publikuar

-

Pas thirrjeve për dhunë në protestën e opozitës, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për Lulzim Bashën.

Ditën e shunë, policia kërkoi ndjekje penale për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë protestës, Basha iu bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj politikanëve, duke përmendur këtu shprehjen: “Shpojuani gomat, thyejuni xhamat, grushtoni”. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rama i bllokon rrugën për në Kavajë/ Berisha: Hiq dorë, do ngujohesh në Surrel

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot me mbajtjen e Foltores në Kavajë, ku është pritur me brohorima dhe entuziazëm nga qindra qytetarë.

Takimi ishte parashikuar të mbahej në orën 17:00, por Berisha është vonuar për gati një orë.



Nga aty, ai tha se shkak për vonesën është bërë bllokimi i rrugës nga ana e Edi Ramës, duke shtuar se nëse vazhvon me këto akte, shumë shpejt do ngujohet në shtëpinë e tij në Surrel.

Nderimin tim më të thellë e mirënjohjen e pakufijshme, ndaj djemve dhe vajzave të këtij qyteti heroinë që u ngrit si një vigan në vitet e diktaturës dhe thirrjet Liri Demokraci. Dy gishtat e fitoresh e shndërroi Kavajën në Kështjellën e lirisë. Çliruan qytetin tuaj nga diktatura për të mos u dorëzuar më kurrë në kthetrat e saj. Djem e vajza, burra e gra u përballën me diktaturën në stadiumin Besa, në komisariatin e policisë. Në këto përballje dhe në vazhdim të tyre ra për tu bërë i pavdekshëm. Themelimi i PD e gjeti Kavajën në këmbë, të lirë dhe pazmore të demokracisë në Shqipëri. Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju, sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokoj rrugën për të më vonuar ardhjen këtu, por unë nga kjo Foltore do i them hiq dorë nga këto akte të ulëta, se në mënyrë absolute do ngujosesh në Surrel deri sa të vendosim ne”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O Sali, o hero”/ Berisha “ndez” Kavajën

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në takimi me demokratët e Kavajës.

“Foltorja” zhvillohet në Pallatin e Kulturës, të qytetit Kavajës, ku Berisha është pritur me entuziazëm dhe brohorima nga qindra demokratë.



Demokratët kanë brohoritur në kor “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Ndërsa me dhjetra qytetarë e kanë shoqëruar me makina që nga Shkëmbi i Kavajës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama takon nxënësit në Elbasan/ Problematikat tuaja janë të drejta, një pjesë u adresuan

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Elbasan ku është takuar me nxënës të gjimnazeve të qytetit.

Rama dëgjoi problematikat e tyre, ndërsa theksoi se një pjesë e tyre janë adresuar.

Ai tha qeveria nga ana e saj po merr të gjitha masat për të bërë përmirësime, duke nisur sipas kryeministrit, që nga viti 2022. Kryeministri tha se kanë hartuar buxhet për laboratorët.

Këshillimi i karrierës është i dobët. Në cdo takim e kam dëgjuar këtë. Këtu u përmend vlerësimi i nxënësve jo vetëm për çfarë thonë apo shkruajnë apo bëjnë provimet, por edhe për vullnetarizmin. Këtu u përmend çështja e laboratorëve, në çdo takim e kam dëgjuar. Më vjen mirë tu them që e kemi adresuar që tani, në buxhet kemi vënë një shumë të posaçme. Laboratorët rezultojnë në dispozicion në letër, por edhe në shkollë, por në shumë raste janë të pajisur në mënyrë shumë modeste dhe kur laboratorët janë të pajisur keq atëherë edhe mësimi nuk e ka atë impakt që mund të kishte.

Qysh në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojmë një investim për laboratorët. Por ministrja bashkë me njerëzit kanë filluar punën për përmbajtjen e laboratorit dhe të mësimit në laborator, që jo thjeshtë ta pajisim me një numër të madh gjërash.



Tjetër gjë që e kam dëgjuar kudo, është problemi i rasteve që janë jo të pakëta të mësuesve që japin lëndë teknike të rëndësishme deri te mësuesit e IT, që nuk janë të profilizuar në të fushë. Kjo duhet adresuar me urgjencë. Kemi vendosur një fond të veçantë për të ndryshuar komplet sistemin e lëndës së Informatikës.

Po kështu çështje e  arteve dhe sporteve e kemi dëgjuar kudo. Në programin e qeverisë e kemi vendosur si objektiv.

Është shumë e vërtetë çfarë u tha se mungesa e një hapësire të mbushur me aktivitet jashtë shkollore.

Diçka u tha për mësuesinë. Ne i kemi dhënë shumë rëndësi mësuesisë. Nuk e shikoj si fushë ku nuk ka prespektivë. Kemi rritur kërkesën për nivelin e nxënësve që futen në mësuesi. Më parë më të dobëtit hynin për tu bërë mësues. Sot nuk është më kështu. Roli i mësuesit bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Mësuesi nuk është më një top futbolli, janë shumë më të respektuar. Sot rekrutimi i mësuesve është shumë më meritokratik. Mësues nuk bëhesh sot me mik dhe lekë sepse duhet të kalosh procesin e konkursit te portali. Por për fat të keq ka edhe raste abuzive. Mësuesve do ju rritet përsëri paga.

Na takon ne që ti përkthejmë në vendime këto nevoja, patjetër. Por vendimet për veten secili i merr vetë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE