Kandidatja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim në Qytetin Studenti me themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë dhe pedagogë. Një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, e konsideroi Tabaku në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.
“Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti”, u shpreh Tabaku.
Kandidatja e PD-së u shpreh se pas 25 Prillit nuk do të ndodhë asgjë tjetër përsa I përket pandemisë, vaksinimit por vetëm do të ikë kryeministri Edi Rama.
“Thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama.
Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani”, shtoi Tabaku./CNA.al