LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunë fizike dhe psikologjike mbi gruan/ Pranga burrit dhunues

26 Shkurt 2017, 11:52, Aktualitet CNA

Një 25 vjeçar është arrestuar në flagrancë, pas ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Policia e Durrësit ka prangosur shtetasin Zef  Ndreca, 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Ndreca ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,  shtetases me inicialet B. N., 20 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhunë në familje”. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga