LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çadra e të pasurve dhe çadra e të mjerëve

26 Shkurt 2017, 09:39, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka shtuar sulmet ndaj qeverisë, duke u ndalur te çadra e opozitës. Blushi shprehet se qeveria la çadrën e pasanikëve të PD dhe nuk lejoi çadrën e të mjerëve të Zharrëzit.

Sipas tij, kjo është Republika e Korrupsionit, e cila mbron ata që janë kundër drejtësisë.

Ja çfarë shkruan Blushi

CADRA E TË PASURVE DHE CADRA E TË MJERËVE
Qeveria e la Cadrën e pasanikëve të PD. Do ta lejojë të ngrihet mbi bulevard duke e përdorur si argument kundër Reformës në Drejtësi. Ndërsa Cadrën e të mjerëve të Zharrëzës nuk e lejon. Ndryshe nga PD ata jane pro Reformës në Drejtësi, pa asnjë kusht. Kjo është Republika e Korrupsionit. Nëse je kundër Drejtësisë mbrohesh nga Qeveria. Nëse je pro Drejtësisë të heqin jo vetëm Cadrën por edhe qiellin./CityNews

Lajmet e fundit nga