LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Korçës zbardh një vrasje/ Ndalohet bashkëpunëtori i dytë

25 Shkurt 2017, 13:04, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka zbardhur detaje të reja lidhur me një ngjarje të rëndë ndodhur një vit më parë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23 vjeçar nga Korça. Krimi ka ndodhur në 29 gusht 2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23 vjeçar nga Korça.

Nga ana e policisë është bërë e mundur ndalimi i bashkëpunëtorit të dytë te kësaj ngjarje, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje?.

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë. Në vijim të hetimeve dhe dokumentimit me prova ligjore të kësaj ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë: ?Arrest në burg?, për veprën penale: ?Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje?.

Ky shtetas rezulton bashkëautor me pronarin e lokalit, shtetasin Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Të dy këta shtetas, janë konfliktuar për motive të dobëta me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë. /CityNews

Lajmet e fundit nga