LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonte vulat e formularët/ Ndalohet 43 vjeçari

25 Shkurt 2017, 08:48, Aktualitet CNA

Një 43 vjeçar është ndaluar nga ana e policisë, pasi akuzohet për falsifikim të vulave e formularëve. Shtetasi Luan Pepaj, 43 vjeç, banues në Malësi e Madhe është ndaluar pasi akuzohet për “Mashtrim” dhe ?Falsifikim te vulave, stampave ose formularëve?.

Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale, më datë 24.02.2017, u bë kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 04.01.2017, e ka dënuar me 8 muaj burg.

Referuar këtij rasti, materialet hetimore  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga