LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte motorrin pa leje drejtimi/ Blutë e Elbasanit arrestojnë 30 vjeçarin

25 Shkurt 2017, 09:00, Aktualitet CNA

Një 30 vjeçar që drejtonte motorrin pa leje drejtimi, është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit.

Specialistët  e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh, 30 vjeç, banues në  fshatin Shtërmen.

?Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin motorr me targë EL131 C në fshatin Shtërmen, u ndalua dhe u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi?, bëjnë me dije burime zyrtare të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga