LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen lëvizjet e 4 hajdutëve/ Si e grabitën karburantin në Korçë

24 Shkurt 2017, 09:02, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e karburantit në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dishnicë. Janë zbuluar të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga momenti kur kanë mbërritur pranë karburantit dhe deri në largimin e tyre me një shumë të konsiderueshme parash.

Burime nga policia e Korçës saktësojnë për News 24 se grabitja është kryer nga 4 persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë mbërritur në afërsi të karburantit me një makinë. Fillimisht kanë dhunuar fizikisht rojën e karburantit dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë të godinës, ku ndodhej edhe kasaforta.

Ka dyshime që ata e dinin mirë vendin ku ndodhej kasaforta, pasi nuk iu është dashur shumë kohë për ta hapur e për të marrë që aty një shumë të konsiderueshme parash, ndonëse roja arriti të telefononte policinë dhe pronarin e biznesit.

Mësohet gjithashtu se në momentin që një patrullë e policisë ka mbërritur në vendngjarje, autorët e maskuar kanë hapur zjarr në drejtim të tyre. Ndonëse policët i janë përgjigjur me të shtëna, nuk kanë arritur të ndalojnë grabitësit.

Në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit raportohet të jenë ngritur postblloqe dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga