LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra me 3 të vrarë në Vlorë/ Llalla pezullon dy prokurorë

23 Shkurt 2017, 08:27, Aktualitet CNA

Kryeprokurori Llalla ka pezulluar dy prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ata janë Artur Selmani dhe Alma Muça.

Lidhur me masakrën me tre të vrarë në Vlorë, dy prokurorët në fjalë kanë kërkuar pushimin e çështjes.

Ndodhur në këto kushte, Llalla la pezulluar nga detyra prokurorin Artur Selmani dhe drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça.

Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e hetimit ndaj të dyve.

Kujtojmë ketu se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, ku humbën jetën tre persona pas një konflikti me armë. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga