LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e gjashtë e protestës/ Basha takon Fleckenstein

23 Shkurt 2017, 10:32, Aktualitet CNA

Në ditën e gjashtë të protestës së opozitës, kreu i saj Lulzim Basha, pak minuta më parë ka nisur një takim me raportuesin Knut Fleckenstein.

Takimi mes Bashës dhe Fleckenstein është i dyti gjatë vizitës së Raportuesit në Tiranë. Raportuesi për Shqipërinë në PE takoi Bashën dy ditë më parë.

Ja se çfarë deklaroi Basha dy ditë më parë:

?Unë i komunikova zotit Fleckeinstein vendimin e opozitës se me këtë Parlament të padekriminalizuar, në këtë Parlament fasadë, opozita nuk ka vend, sa kohë që prioriteti jetik i shqiptarëve për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është në rrezik?, deklaroi Basha. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga