LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dhunua nga nipat e Arben Ndokës/ Ish-deputeti i PS: Jo thjesht grushte, por armë dhe ...!

22 Shkurt 2017, 12:15, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Agustin Marku, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, ku u dhunua nga nipat e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Marku ka akuzuar Policinë e Lezhës se nuk do të kapë autorët. Në një mesazh dërguar në ?Studio e hapur? në Neës 24, ish-deputeti ka rrëfyer me pak fjalë se çfarë ndodhi tre ditë më parë në Lezhë me nipat e Arben Ndokës.

Marku ka thënë se ngjarja nuk është aq e lehtë sa e kanë dhënë mediat dhe se autorët i kanë dalë me armë në mes të qytetit dhe madje e kanë qëlluar.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha tha në emision se Marku nuk e ka denoncuar rrahjen.

?Më thanë se Sali Berisha dje në mbrëmje në studion Tuaj ka thënë se unë nuk mund të denoncoj incidentin. Më vjen keq por unë autorët i kam denoncuar në moment me emër e mbiemër por është policia e Saliut dhe Edit së bashku që nuk duan t?i kapin dhe media në tërësi që ka frikë të thotë të vërtetën. Ato më kanë dalë para me armë në mesin e qytetit dhe bilës kanë gjuajtur dhe nuk janë thjeshtë grushte dhe shqelma apo zënkë e momentit siç e jep media. Faleminderit?, thuhet në mesazhin e tij./CityNews

Lajmet e fundit nga