LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta/ Deputeti i PD tregon kur do kthehen në Parlament

22 Shkurt 2017, 08:16, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një intervistë të dhënë për News 24, ka treguar se kur opozita do të kthehet në Parlament. Sipas tij, vendimi nuk ka qënë për të bojkotuar Parlamentin, por për tu zhvendosur.

Ju i keni bërë thirrje z. Meta për t?iu bashkuar opozitës

Interesi ynë nuk janë ata por kërkesa e qytetarëve  për ngritjen e një qeverie teknike. Nuk ka të bëjë vec me Metën, por me partinë parlamentare. Thirrjet tona janë legjitime, janë përkrahur nga disa parti. Disa kanë avancuar.Qëndrimet iu takojnë atyre, por ajo që është evidente është që shumica  janë bashkuar në forma thirrëse.

Një ditë më parë, z. Fleckeinstein shprehu kritika për bojkotin e opozitës

Fleckeinstein është pjesë e nismës tonë për dekriminalizimin. Ka qënë garant I marrëveshjes që nuk u plotësua asnjëherë nga maxhoranca. Aui I di mirë arsyet pse opozita e ka zhvendosur aulën e Parlamentit nga Parlamenti këtu. Qytetarët na kanë votuar. Brënda atij Parlamenti gëlon krimi. Nuk është gabim I PD-së, është kërkesa e qytetarëve. Ata na kanë votuar, ata na kërkojnë këtu, ne do jemi këtu.  Cështja e negoviatave  ka forma të ndryshme. Në vend që të hanë darka, ta marribn shumë seriozisht. Në raport me qytetarët duhet të tregohen shtetarë dhe të marrin parasysh  kërkesat e tyre.

Kur do të heqë dorë opozita nga bojkoti?

Vendimi nuk ka qënë për të bojkotuar Parlamentin, por për tu zhvendosur. Sapo të ketë një vendim për qeverinë teknike, grupi i PD do kthehet  në Parlament. Nuk kërkon pushtet PD, kërkon zgjedhje të lira e të ndershme. /CityNews

Lajmet e fundit nga