LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstradohet nga Anglia Avni Metra/ I dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë

22 Shkurt 2017, 09:57, Aktualitet CNA

Autoritetet britanike kanë ekstraduar në Shqipëri shtetasin Avni Metra, 53 vjeç, i lindur në Burrel. Ai rezulton i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve, në vitin 1997.

“Me datë 21.02.2017, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester, u bë ekstradimi nga Anglia i shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Avni Metra, 53 vjeç, lindur në Burrel, me shtetësi shqiptare dhe i identifikuar edhe me pasaportë angleze, lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me Vendim Nr.107 datë 12.02.2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale ” Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuinim ” 2 herë dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Shtetasi i mësipërm i’u dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga