Connect with Us

Aksion i madh në Dibër/ Sekuestrohet mbi 1 kwintal drogë

Aktualitet

Aksion i madh në Dibër/ Sekuestrohet mbi 1 kwintal drogë

Publikuar

-

Policia e Dibrës ka kryer sot një aksion të madh antidrogë, ku ka sekuestruar 138 kg lëndë narkotike. Mësohet se janë sekuestruar 38 kg drogë të përpunuar dhe paketuar, rreth 100 kg drogë të papërpunuar të futur në thasë, si dhe një sasi mbetjesh bime narkotike.

Aksioni është kryer në vendin e quajtur “fushë-Kastriot”, ku droga është gjetur në një banesë të pa banuar.

LEXO EDHE:  Në pranga një person për 35 kg kanabis

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet e policisë 3 shtetas si të dyshuar për këtë ngjarje ku po merren në pyetje nga Specialistët për Narkotikët.

Po vijon puna për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, si dhe  vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vetëvritet me armë zjarri një 47 vjeçar/ Ende nuk dihen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Një person ka humbur jetën nga të shtëna me armë.

Policia njofton se rreth orës 00:50, tek Casa Italia, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Xh. B., 57 vjeç.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e fortë e gazetarit/ Të investojmë në arsim, kulturë, ndryshe nuk do të ngrejmë kokë kurrë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kiki aka lëshuar një apel të fortë në lidhje me investimet në arsim dhe kulturë.

Duke hequr paralele mes një aktiviteti një grup fëmijësh të Qendrës së Kulturës për Fëmijë dhe“aktorëve” e programit televiziv “Përputhen”, Kikia ka dhënë alarmin se duhet reaguar sa më parë.

Të investojmë në arsim dhe kulturë, ndryshe nuk do të ngrejmë kokë kurrë

Fundjavën e kaluar, me një grup fëmijësh të Qendrës së Kulturës për Fëmijë, isha në Vilë Bashtovë. Vizituam kalanë dhe fëmijët mësuan për historinë e saj. Me të drejtë pyetën, se përse një kala në fushë, kur kalatë janë mësuar ti shikojnë në maja kodrash.

Pak ditë më pas vizituam një shtypshkronjë, ku fëmijët panë më sytë e tyre të gjithë ciklin që ndjek prodhimi i një libri. Dhe në fund, shumica thanë: Sa punë u dashka për një libër dhe në shpesh i grisim pa u menduar fare.

I solla këto dy episode nga puna me fëmijët, pasi nuk më hiqet nga mendja turma histerike në Shkodër që vraponte të takonte idhujt e ditësve të sotme, “aktorët” e programit televiziv “Përputhen””, shkruan Kikia në rrjetet sociale.

Kush e ka fajin?”, pyet më tej gazetari.

Në një shkrim të mëparshëm për këtë temë, shumë njerëz komentuan duke akuzuar shoqërinë, ndërsa shumë të tjerë, akuzonin median që prodhon kësi realitetesh të deformuara, e që shndërrohen në modele për rininë.

Në fakt unë do të thoja se faji është kolektiv, familja, shkolla, shoqëria, media…

 Por më i madh është i qeverisjeve, veçanërisht gjatë tri dekadave të fundit, për shkak të mungesës së largpamësisë. Sepse gjeneratat nuk formësohen me një mandate qeverisës, sado të investosh.

Një gjeneratë nuk është një pallat, që po të  kesh paratë e bën për një vit.

I shikoj ministra e deputetë që kapardisen para kamerave e flasin për zhvillim, edhe kur shtrohen 100 metra rrugë, kur hapen 100 metra kanal, kur mbillen 10 pemë, kur ndërtohet ndonjë urë etj.

Po, duhen edhe rrugët, edhe kanalet, edhe urat e autostradat…

Por më parë duhet të investohet në arsim, jo thjeshtë në shkolla, ndërtesa e çati të reja, por në cilësinë e arsimit, dhe në kulturë.

Duhet të civilizojmë, arsimojmë dhe kulturojmë fëmijët dhe rininë, ndryshe do të jemi përherë lagja më e prapambetur e rajonit dhe Europës. Ashtu siç ishim dikur, lagja më e prapambetur, e degraduar, më e varfër, më e pistë dhe më injorante e Perandorisë Osmane”, shkruan gazetari Mentor Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama publikon pamjet nga stadiumi i Kukësit/ Bën premtimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga punimet në stadiumin e Kukësit.

Sipas Ramës po punohet me ritme të shpejta që në Shtator stadium të jetë gati me kushte dinjitoze.

 “Mirë mëngjes  dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Vrasja në Dibër/ Zbardhen të tjera detaje, 3 në pranga

LEXO EDHE:  Vrasja në Dibër/ Zbardhen të tjera detaje, 3 në pranga

LEXO TE PLOTE