Aktualitet
Vala e protestave përfshin dhe Durrësin/ Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar
Shoqëria Civile në Durrës ka dalë sot në protestë kundër Gjykatës Administrative, me pretendimin se nuk po respekton vendimin për projektin Veliera.
Me vendim gjykate me 16 shkurt u pezulluan punimet mbi rrugë ku ishin gjetur më herët rrënoja arkeologjike, por shoqëria civile thotë se punimet vijojnë dhe pranë Torres po hidhet beton.
“Jemi te indinjuar se nuk po zbatohet ligji. Në vendimin e gjykatës, gjyqtarja lexoi vendimin e gjykatës dhe bllokoi punimet mbi rruge. Gjyqtarja Marjana Velçani ka bërë një shtese që Bashkia të vazhdojë punimet pranë Torres. Dje kemi paditur për herë të dytë për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve per zonen Arkeologjike. Prane Torres është hedhur beton, kërkojmë bllokimin e punimeve”, thonë protestuesit.
Sipas shoqëricë civile, gjyqtarja tjetër gjë ka thënë në seancë gjyqësore dhe tjetër në zbardhjen e vendimit. Protestës i është bashkuar dhe Sazan Guri, i tha se pushteti kërkon të mposhtë shtetin./CityNews