LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxënësit e "Partizanit" tentojnë të bojkotojnë mësimin/Kërkojnë largimin e qeverisë

21 Shkurt 2017, 08:14, Aktualitet CNA

Nxënësit e gjimnazit ?Partizani? këtu në kryeqytet, në orët e para të ditës janë ngritur në një protestë, ku me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Në orën e parë të mësimit, një grup nxënësish kanë tentuar që të bojkotonin mësimin, por stafi drejtues i shkollës ka rikthyer siuatën drejt normalitetit, duke mos u shkaktuar asnjë incident.

Nxënësit të pajisur me pankarta të ndryshme, janë shprehur se nuk e lënë të ardhmen në dorën e kësaj qeverie. Protesta tashmë ka përfunduar dhe nxënësit i janë rikthyer procesit mësimor. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga