Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Votime të lira dhe të ndershme!

Aktualitet

Nga Artan Fuga/ Votime të lira dhe të ndershme!

Publikuar

-

Voto lirisht mor bir! Prefekti i qytetit tënd është i caktuar i partisë në pushtet? Nuk ka gjë! Edhe kryetari i bashkisë? Nuk ka gjë!

Edhe Drejtori i spitalit? Po, nuk ka gjë fare! Edhe shefi i tattimeve që mbledh taksat? Nuk prish punë! Edhe drejtoresha e drejtorisë së arsimit! Nuk ka gjë!

Edhe drejtori i shkollës ku je arsimtar? Nuk ka përsëri gjë pe gjëje! Edhe ky, edhe ai! Edhe nëpunësja e hipotekës! E mo çfarë pastaj!

Edhe pastruesja e shkallëve! Të gjithë shefat që që mendojnë se do të hiqen nga puna poqese ti voton kundër? Mos ki frikë! Voto lirshem!

LEXO EDHE:  Rama ka rënë/ Për çfarë na duhen zgjedhjet?!

As do të heqin nga puna, as do të të bëjnë presion, as do të ndëshkojnë, as inat nuk do të marrin!
Nuk ke fakte që të kesh ndrojtje! Se fakti është brenda! Edhe polici i lagjes?

Voto lirisht! Dil në miting dil, shko në takime me deputetë ose kandidatë opozitarë, mos shko në takime me ofiqarët e ministrive! Asgjë nuk do të ndodhi!/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Greqia i jep fund mbylljes totale/ Çfarë u vendos për kufijtë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendosur t’i japë fund mbylljes totale.

Mësohet se qeveria greke ka hequr oraret policore dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm pa orar të kufizuar. Nga dita e hënë rihapen kopshtet dhe çerdhet.

Gjithshtu Greqi ka hapur kuftijtë tokësorë me vendet e BE, ndërsa për kufijtë me Shqipërinë nuk ka ende ndonjë vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje tronditëse nga krimi horror në Greqi/ 20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch dhe i dhunuan bashkëshortin, ndërsa shpëtoi vetëm foshnja 11-muajshe.

Sipas mediave greke, pas këtij krimi të rëndë dyhsihet se fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje.

Siç raportojnë mediet fqinje, kjo bandë përbëhet nga person që përdorin dhunë te tepruar, rrahje dhe lidhje me litar ndaj shënjestrave të tyre.

LEXO EDHE:  PD përgatitet për zgjedhjet e brendshme/ Basha mbledh kryetarët e degëve

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Topalli takon ambasadorët e BE

Për të shpëtuar pas krimeve tragjike, ata përdorin rrugicat dhe jo bulevardet kryesore, duke shmangur kështu postblloqet e policisë. Deri më tani, policia greke ka në “listën e zezë” 100 persona, që mund të jenë përfshirë në këtë krim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E mitura e kallëzoi për ngacmim seksual/ Arrestohet 56 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56 vjeçar pasi një shtetase e mitur ka bërë kallëzim për të për akuzën e ngacmimit seksual.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE