LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korça me aeroport/ Nis studimi i fizibilitetit, sa kushton dhe kush e kërkoi

21 Shkurt 2017, 13:50, Aktualitet CNA

Qytet juglindor i Korçës pritet të ketë aeroportin e vet. Pas procedurës së hapur për një studim fizibiliteti të një aeroporti në jug të vendit, radha i ka ardhur Korçës. Këtë e tregon procedura e hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të financojë studimin e fizibilitetit për këtë aeroport. Mësohet se kanë qenë vetë bashkitë, të cilat kanë bërë kërkesë për një aeroport në këtë qytet.

?Termat e Referencës së këtij studimi bazohen në kërkesën që Bashkitë Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Maliq dhe Pustec i kanë drejtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të financuar një studim fizibiliteti për ndërtimin dhe funksionimin e Aeroportit në fushën e Lumalasit (Korçë).
Për këtë qëllim, Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me vendimin Nr. 148, datë 15.12. 2016, ka miratuar fondin përkatës për financimin e studimit të fizibilitetit të Aeroportit të Korçës?, thuhet në dokument.

Ky ëhstë studimi i dytë që po kryhet për një aeroport në zonën e Korçës, pasi tentativat kanë qenë që në vitin 2007, kur u zhvillua një tjetër studim, që sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit ofron të dhëna interesante dhe bazë të mirë shifrash për të kryer një studim të ri që do t?i përshtatet dinamikës së ndryshimeve.

Në dispozicion për këtë studim janë vënë 7.3 milionë lekë, kurse ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 3 mars 2017./CityNews

Lajmet e fundit nga