Connect with Us

Koalicion me Bashën?!/ Dëshira e Metës është e madhe, por …!

Aktualitet

Koalicion me Bashën?!/ Dëshira e Metës është e madhe, por …!

Publikuar

-

Gazetari Ylli Rakipi foli në rubrikën “Opinion” të Neës 24 për protestën e opozitës, ku ndër të tjera komentoi dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Rakipi analizoi shkurt mundësin e një koalicioni mes PD dhe LSI në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas tij, nuk mund të ndodhë diçka e tillë, pasi Ilir Meta është njeri i ftohtë dhe shfrytëozn çdo gjë në favor të tij.

“Meta është një njeri i ftohtë. Bën llogari të thjeshta e të qarta për partinë e vetë. Ka shfrytëzuar çdo gjë në favorin e tij. LSI është partia që 8 vite ka ndërtuar pushtetin. Nuk më figuron një kalim i lehtë me opozitën. Dëshirën mund ta ketë të madhe, por Meta është njeri politik, se ai mendon që PD nuk i bën dot numrat që t’i mbajë ata në pushtet. Ai e ndjen që PD nuk ka rikuperuar ndjeshëm që të të arrijë të jetë në pushtet”, tha Ylli Rakipi./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Vijon prej orësh zjarri në Berat/ Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa orësh vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej mesditës së sotme në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat.

Sipas asaj që raportohet, repartet zjarrfikësese mundën të lokalizojnë zjarrin që po i afrohesh banesave, duke shpëtuar nga flakët 6 prej tyre dhe linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë dhjetëra hektarë me fiq e ullinj janë ende në flakë. Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantacioneve të “bllokut të fiqve”, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë, ku po punohet me mjete rrethanore.



Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

LEXO EDHE:  Dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD i bashkohen “Lali Erit”

LEXO EDHE:  Çfarë do t’i thoshte Bashës nëse e mundte në garë?!/Patozi zbulon vendimin e parë

Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”. Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore, ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. 

Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte, me fiq, me shkurre dhe ferra. Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, ka deklaruar Merko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Eunukët dhe dylberët e Erdoganit në Tiranë

LEXO EDHE:  “Basha është një gënjeshtar”/ Balla: Është një kukull idiote



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dy orë luftë me flakët në kodrat e Kasharit/ Flet kreu i zjarrfikëses: Era çoi në përhapje të shpejtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e liqenit të Kasharit mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke bërë që të rrezikoheshin edhe banesat.

Pas dy orësh luftë me flakët, zjarrëfikësit kanë mundur ta vënë nën kotroll, ndërsa aktualisht janë dhe dy vatra aktive.

Kreu i zjarrfikeses ne Tiranë Shkëlqim Goxhaj, u shpreh për mediat se era dhe thatësira në zonë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha.

“Kemi më shumë se dy orë në kodrat e Kasharit, fillimisht zjarri kishte përmasa të mëdha por thatësira dhe era ka bërë që të përhapet me shpejtësi. Jemi lajmëruar të gjithë forcat zjarrfikëse, para pak minutash rrezikoheshin banesat dhe ne u përqendruam në këtë zonë.



LEXO EDHE:  Lulzim Basha "arratiset" drejt Vienës/ Mister arsyeja

LEXO EDHE:  Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

Kemi akoma dy vatra të vogla zjarri, një pranë banesave dhe një në majë të kodrës e cila pritet të eliminiohet. Sic dallohet dhe me sy të lirë fillimisht u dogjën shkurre, më pas u bë e vështirë të dallohet karakteri i bimësisë së djegur.

Nuk mund të përcaktohet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, mendoj se banorët mund të kenë qenë të pakujdesshëm”– u shpreh Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE