LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fleckenstein flet për Shqipërinë/ Axhendë e vështirë dhe bisedime serioze

21 Shkurt 2017, 08:02, Aktualitet CNA

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, përmes një postimi në Twitter bën me dije se axhenda për vendin tonë  është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze.

Ai pohon se është i lumtur që ka ardhur sërish në Shqipëri, ku do të qëndrojë në një vizitë tre ditore.

Eurodeputeti gjerman sqaroi për DW se qëllimi i ndalesës së tij në Tiranë është i trefishtë. Ai kërkon të diskutojë me të gjithë aktorët mbi raportin e përgatitur prej tij e të porsamiratuar nga PE-ja. Synimi i dytë ka të bëjë me Reformën në Drejtësi. Po kështu, Fleckenstein do ta shfrytëzojë këtë vizitë për t?u takuar edhe me përfaqësues të opozitës. /CityNews

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga