LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet Artan Fuga: Ç’do të thotë për mua çadra para Kryeministrisë. Qeveria teknike, Basha, Rama…

19 Shkurt 2017, 23:22, Aktualitet CNA

Prof.Dr Artan Fuga flet eskluzivsht në këtë intervistë për ?Standard.al? mbi protestën e mbajtur nga opozita në 18 shkurt si edhe mbi parashikimet e asaj se cfarë mund të sjellë vazhdimi i lëvizjes qytetare pa afat. Në intervistë akademiku komenton edhe çadrën përpara Kryeministrisë, ku thekson se nga pikëpmja e ndërtesave tanimë vendi ka dy Kryeministri. Po ashtu profesori flet edhe për rolin e partive të tjera palamentare, duke përfshirë ato në puhstet me PS-në, të cilat sipas tij duhet të shprehin sa më parë qëndrimin lidhur me kërkesën e ngritur nga qytetarët në tubimin e opozitës. Ndërkaq ai analizon edhe vështirësitë e media, ku flet për censurë të pushtetit. Gjithashtu profesori analizon edhe mangësitë e kodit elektoral, duke vënë në dukej 6 pika të cilat sipas tij çalojnë fort në të.

Cili është mendimi juaj për protestën e opozitës më18 shkurt, si edhe për mënyrën me të cilën ajo ka zgjedhur për të vazhduar tubimin duke vendosur çadra para Kryeministrisë?

Sipas meje, opozita prej disa muajsh ka ngritur problemin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe domosdoshmëmërisht për të numëruar saktë dhe në mënyrë të drejtë votat. Dhe në këtë kuadër unë mendoj që afrimi i zgjedhjeve këtë e bën një çështje parësore. Opozita në fillim ngriti problemin se komisionet duhet të asisitoheshin nga votimi elektronik dhe në këtë tubim  në këtë protest, zoti Basha avancoi kërkesën duke shtuar nevojën e një qeverie teknike. Dhe mua më duket se esenca e tubimit ishte për të legjitimuar këtë kërkesë. Dmth që kjo kërkesë, siç e lexova unë tubimin, kjo kërkesë nuk vjen nga zoti Basha, madje nuk erdhi as nga forumet e PD-së, edhe kjo është risia për mua, nuk erdhi as nga salla mbledhjesh, por ishin një numër shumë i madh qytetarësh që kërkuan këtë. Kërkesa është shtruar nga qytetarët. Sigurisht kur ka një tubim nuk mund të matet se sa ishte pjesëmarrje e saktë, por këtu vijmë tek momenti dytë që pjesëmarrja e gjerë e legjitimon edhe më shuë këtë proestë. Pra elementi parë është zgjedhje të lira dhe kërkesë qytetare. Dhe e dyta është që në një farë mënyrë kjo kërkesë qytetare detyron të pozicionohen të tjerët. Sepse herët a vonë unë mendoj, që në dy tre ditët që vijnë, partitë parlamentare duhet të shprehen, dhe jo mbi një kërkesë që është e Lulzim Bashës, por mbi kërkesën që është në Bulevard.

E dyta, unë jam i bindur që çështja do shkojë edhe në forumet e PD-së dhe nuk ishin forumet që propozuan diçka elektoratit, por është qytyetari që mbështeti PD dhe e vë forumin përballë një kërkesës që forumi i PD-së nuk ka se çfarë të bëj tjetër. Për mua këtu kemi një risi, kemi një dalje të kërkesë popullore drejt në bulevard, pa kaluar tek institucionet apo vetë partia që e kërkon. Pra pritet reagimi i estabilishmentit politik, por kemi edhe aktorët e huaj. Sepse ato ndodhen përpara një çadre, ne jemi tani një vend nga pikëpamja e ndërtesave, një Bulevard me dy ndërtesa Kryeministrie. Dhe kjo nuk është një situatë e lehtë dhe ajo që është interesante është që zoti Basha kapërcen forumet e partisë së tij dhe legjitiomon dhe merr iniciativën brenda partisë duke marrë një kontakt të drejtpërdrejtë me masën në bulevard. Ai këtu merr një moral kapital e politik, është ai që do di si ta përdorë.

 

Lidhur me vazhdimësinë e protestës, cilat mendoni se do jenë skenarët e saj? A do mundet sipas jush opozita të arrijë synimet e saj? Apo ndoshta do kemi sërish një përfshirje të ndërkombëtarëve apo do përfundohet me një ?Krokodil 2??

Unë mendoj që nuk mund të bëhen prognoza sepse jemi akoma 4-5 muaj nga data e zgjedhjeve dhe mund të ndodhin shumë ngjarje që mund ta transformojnë kontekstin politik. Dhe nëse kjo ndodh, sigurisht mund të ndodhin shumë gjëra të paparashikuara. Por megjithatë ,unë mendoj që duke i marrë të tërë gjërat të pandryshuara, zoti Basha e ka të pamundur të kthehet mbrapsht. Dhe nuk do besoja që ai do të tërhiqej sespe është një çështje e seriozitetit me të cilin ai shpalli përpara një masë shumë shumë të madhe dhe unë mendoj se që ai nuk ka interes të kthehet mbrapsht. Se është aktori kryesor, me çadrën që ka në bulevard, ai ka thyer izolimin që i bënte media, sepse tani ai ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, si të thuash ai në miting gatit gati shpalli ambicjen e tij kryeministrore. Për herë të parë në publik në ato forma masive. Kështu që unë mendoj se ai nuk mund të tërhiqet.

Por  ka një problem dhe ai është që zoti Basha nuk mund të këte më rezistencë në forumet e PD, pasi  kur turma është në shesh, askush nga deputetët nuk mund të thotë që është kjo kërksesë apo ajo kërkesë. Brenda këtyre dy tre ditëve do shihet edhe se cili do jetë reagimi i partive të tjera. Nga kjo varet shumë. Dmth ç?qëndrtim do mbajë LSI. LSI ështe e detyruar të mbajë qëndrim. Domethënë qëndrimi është i qartë: o për qeveri teknike , dhe kjo nuk do thotë aspak një aleancë me PD, s?ka lidhje,  ose kundër qeverisë teknike. Partia e Ben Blushi po ashtu është e detyruar të mbajë qëndrim këtu. Partitë e tjera të vogla parlamenare tani duhet të mbajnë  qëndrim, tani është rasti. Nuk mendoj se partitë e vogla të mund të argumentojmë, se ne nuk kemi interes që zgjedhjet të mos jenë të lira, të barabarta dhe të garantuara nga një qeveri teknike.

Por kjo do shihet në dy tre ditët e ardhshme, megjithatë unë mendoj se kjo do kërkojë kohë, pasi  ajo çadra për mua do jetë aty për javë me javë. Basha e ka mbyllur shtegun nga njëra anë, sepse ai aty luan fatun e tij politik, nuk ka vend për tërheqje. Por unë mendoj se edhe zoti Rama nuk do ta lejojnte krijimin e qeverisë teknike sepse do kishte disa pasoja. Unë mendoj se do zgjasë me kohë dhe ne do jermi përpara një fushate elektorale, disa mujore, ku për mua fushata ka filluar dje. E dyta Parlamenti do bëhet një arenë luftë politike të fortë edhe ndofta me zhvillime të papritura. Agjenda e diskutimit politik do jetë pikërisht rreth kësaj çështjeje dhe gjithsesi edhe funksionimi i shtetit edhe funksionimi administratës do të jetë shumë i vështirë.

Ditën e sotme protestës së opozitës i janë bashkuar edhe disa zëra të medias, gazetarë të  njohur që kanë shprehur mbështetje për protestëne ndërkohë kanë folur për censurë në media?

Nuk kuptova  se cilët ishin zërat e medias që kishin folur?

Ndër to mund të përmendim z.Armand Shkullaku apo edhe znj. Sonila Meço, që dolën në mbështetje të protestës, madje zoti Shkullaku ka folur për domosdoshmërinë e një protestë më agresive. Cili është mendimi juaj për zërat e parë mediatik në krah të protestës?

Nuk kam një koment fiks për këtë sepse janë dy kolegë shumë të nderuar nga unë. Janë dy gazetarë të cilët jan në ballë të përpjekjeve për një shtyp të lirë, për një shtyp në mbrojtje të demokracisë dhe për shumë besueshmëri në publik.  Por , por,  unë nisem nga ajo që : tjetër janë dëshirat dhe tjetër është analiza e mundësive.

A do jetë me përmasa më të mëdha apo jo protesta? A do ketë përshkallëzim apo jo?  Këtë e dinë ata që e organizojnë, ata dinë potencialin , energjinë , kapilarët eoprganizimit të tyre sepse të thuash të përshkallëzohet është kollaj por ka një betejë politike, ka një kalkulim politik.

Unë mendoj që në fazën e tanishme unë personalisht preferoj të shoh në 3-4 ditët e ardhshme cili do jetë reagimi i aktorëve politikë. Cili do jetë reagimi në formumet e PD, ,sigurisht në mbështetje do jetë. Por duhet parë cili do jetë reagimi i kryeministrit, cili do jetë reagimi i partive aleate në qeveri, cili do jetë reagimi i partive të tjera parlamentare dhe pastaj do shihet. Por pa parë këto, unë personalisht e kam të vështirë të them një gjë. Por padyshim media është e censuaurar.

E cilësoni si të censuruar?

Po është e censuruar nga pushteti dhe media është krejtësisht jashtë , është vënë në pozitën që e ka të pamundur të shprehë zërin qytetar. Kalkulimi që është i qartë: në momentin kur qytetari nuk ka mundësi të që elitat politike të shprehin shqetësimin e tij, qytetari do gjejë rrugë të tjera. Këtu dua të them se unë personalisht mendoj se ligji elektoral dhe e kam shprehur me kohë, në mbështetje të tubimit kur fola, se ligji elektoral nuk ka besueshmëri dhe për mendimin tim nuk është se ka aktorë se e përkeqësojnë ligjin, vetë ligji është i keq

Pse flisni për një ligj elektoral të pa besueshëm? Cilat janë sipas jush pikat e tij të ?mangëta??

Për mua, unë e ka thënë prej kohësh, ligji nuk jep besueshmëri. Për arsye sepse nuk jep mundësi qytetarit të gjykojë për deputetet në mënyrë të veçantë. Nuk gjykohet kandidati, por partia, ligji ka një paritizëm. Nuk zgjidhet deputeti.

E dyta: Devijohet vota dhe votuesit votojnë një persona në listë, por votat mund ti shkojnë dikujt sipas rreshtimit që ka në listë.

E treta : Denigrohen partitë jashtë parlamentare

E katërta: Kandidtatë e pavarur e kanë pothuajse të pamundur përfshirjen në garë. Kur i kërkon 5 mijë firma për t?u regjistruar , në fakt i ke kërkuar 5 mijë vota të deklaruara, gjë që është një peshë shumë e rëndë. ?Pastaj edhe shpërndarja e buxheteve ka problem.

Ku qëndron problem në këtë pikë sipas jush?

Fushata elektorale duhet të jetë falas, nuk ka pse paguhet në media. Televizionet kombëtarë përdorin frekuencat kombëatre dhe kanë detyrime. Për mua duhet vënë një barazi e plotë e të gjitha partive dhe të hiqet dorë nga shpeznimet marramandëse për partitë.

Dhe mbi të gjitha duke ju rikthyer problemeve të kodit elektoral, nuk mund të bëhen komisionet , smund të jenë të ndërtuara, me militantë. Çdo opozitë, sic ka qenë edhe PS dikur, çdo opozitë që merr pjesë në zgjedhje ëhstë e penalizuar sepse komisionerët janë në konflikte interesi, ja në në prseione të ndryshme dhe unë mendoj që është e drejtë dhe që ka ardhur koha që partitë të gjejnë një formulë që ne qytetaët të votojmë pa presione, të votojmë  në mënyrë të lirshme ,të dimë që ta do numërohet tamam dhe që pushtetet okulte nuk do bëjnë presione të ndryshme mbi elektoratin./Gazeta STANDARD

Lajmet e fundit nga