LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E shkarkoi nga detyra/ Ylli Muho "shpërthen" ndaj Zamira Ramit: E pavlerë!

20 Shkurt 2017, 16:17, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Ylli Muho, ka shpërthyer me akuza ndaj kryebashkiakes Zamira Rami, e cila e shkarkoi nga detyra disa ditë më parë. Për TV Gjirkastra, Muho hedh akuza të ashra ndaj kryebashkiakes së LSI-së, ku sipas tij, shkresa e shkarkimit ka vetëm dy fjalë: ?Lirohet nga detyra?. Ai shkon edhe më tej, kur shprehet se ky është niveli dhe formimi i kësaj drejtueseje.

?Shkresa që kryebashkiakja Zamira Rami më dërgoi në dtën 17 shkurt ka vetëm dy fjalë: ?Lirohet nga detyra?. Ky është niveli dhe formimi institucional e ligjor i kësaj drejtuese. Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituaria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të shëmtuara kryetarja e Bashkisë Gjirokastër. zj. Z.Rami ka thyer rëndë marrëdhënien institucionale, politike, njerëzore si dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve?, shprehet Muho.

Më tej, Muho iu kërkon ndjesë gjithë socialistëve dhe qytetarëve të Gjirokastrës, duke u shprehur se ka punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë, që sipas tij, shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar.

?Unë i kërkoj ndjesë gjithë socialistëve, qytetarëve të Gjirokastrës që kam punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë që shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar. 64% e fitores së të majtës në pushtetin vendor në Gjirokaster ju takon pikerisht socialistëve, që ajo i denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë?, shprehet Muho.

Në fund të deklaratës së tij, ish-nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër paralajmëron Zamira Ramin se për të ka nisur numërimi mbrapsht.

?Gjirokastra po humbet 4 vjet nga koha e saj me këtë kryetare që asgjë të mirë nuk i sjell këtij qyteti. Por këtë kohë të vyer ne do ta rikuperojmë shumë shpejt duke rikthyer në drejtimin e punëve të qytetit personalitetet që e meritojnë dhe punojnë për Gjirokastrën. Për kryetaren e Bashkisë Gjirokastër zj. Zamira Rami ka nisur numërimi mbrapsht. Gjirokastra e qytetarët e saj do ta mbajnë mend e do ta kujtojnë gjatë këtë personazh sa të pavlerë aq dhe mosmirënjohëse ndaj besimit të tyre. Koha e saj ka mbaruar dhe socialistet e dinë mirë se me kë kanë të bëjnë?, përfundon Ylli Muho./CityNews

Lajmet e fundit nga