LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e tretë e protestës/ Fleckenstein në Tiranë për krizën e Vettingun

20 Shkurt 2017, 07:54, Aktualitet CNA

Sot vjen në Tiranë eurodeputeti Knut Fleckenstein. Vizita e tij përkon edhe me zhvillimet e fundit politike në vend, siç është edhe protesta e Partisë Demokratike.

PD vendosi një ditë më parë bojkotin e Komisioneve Parlamentare dhe seancës së të enjtes, ndërsa sot pritet të jetë një ditë intensive, pasi në Tiranë do të vijë në një vizitë tre ditore eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte parashikuar për të diskutuar për Vettingun, por tashmë do të negociojë për krizën politike, pas protestës që ka nisur opozita. Kjo vizitë vjen pak ditë pasi është miratuar  në Parlamentin Europian rezoluta për Shqipërinë e hartuar nga eurodeputeti gjerman dhe kriza politike do të dëmtonte procesin e integrimit. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga