LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen financuesit e protestës së PD/ Të majtët që u solidarizuan

19 Shkurt 2017, 09:15, Aktualitet CNA

Një ndër organizatorët e protestës së opozitës, Enno Bozdo, sqaroi vendimin për ngritjen e çadrave. Bozdo tha se ky vendim erdhi pas pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të qytetarëve në protestën e djeshme.

Për News 24, ai foli dhe për financimin e protestës, ku tha se janë vetë protestuesit që financojnë, madje, sipas tij, kanë sjellë dhe ushqime.

?Deputetët kanë vizituar gjatë gjithë natës protestuesit. Protesta vazhdon, qëndresa vazhdon, kauzat tona janë të drejta. Prezenca e jashtëzakonshme dje në protestën e 18 shkurtit e gjithë qytetarëve imponoi vendimin për të ngritur çadra. Ka ardhur koha që t?i dalim zot vendit?, tha Bozdo.

A do vijohet protesta edhe nëse kërkesat nuk plotësohen?
Opozita është këtu, ka gjithë kërkesat e drejta. Ka optimizëm për të qëndruar këtu. Opozita kësaj radhe përfaqëson vullnetin absolut të shqiptarëve. Ka shumë të majtë që janë solidarizuar në mënyrë private me protestën, sepse dhe atyre iu dhimbset vendi.

Protesta ka shpenzimet e veta, nëse protesta vijon kush do e financojë?
Nuk ka financim, ju e shihni që ka vetëm stola. Kanë ardhur me vullnet të lirë, vetë protestuesit financojnë. Ka pasur nga ta që kanë sjellë ushqime.

Ka akuza që PD ka frikë të futet në zgjedhje, a janë strukturat tuaja të mirëorganizuara?
Do mjaftonte tubimi i djeshëm për të dhënë një përgjigje definitive. Po dhe po! Pyetja ime është a ka frikë PS të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Frikën nuk e kemi ne, por zotërinjtë që janë në zyrë atje./CityNews

Lajmet e fundit nga