LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD nuk kërkon të vijë në qeveri/ Ja arsyet e protestës

19 Shkurt 2017, 07:55, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka shkuar këtë mëngjes në çadrën e ngritur nga opozita prej ditës së djeshme para Kryeministrisë.

Bogdani ka përsëritur dy kërkesat që kërkojnë protestuesit e ?ngujuar? në shesh. Sipas tij, opozita kërkon qeveri teknike dhe reformë zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Ja reagimi i Bogdanit:

Ajo çfarë nisi në datën 18 shkurt i ka realizuar dy synime të PD në këtë moment. Çështjet për të cilat dje qytetarët protestuan janë çështje që shqetësojnë në përditshmërinë e tyre. Këtu nuk protestohet për të ikur kjo qeveri dhe të vijë PD në qeveri, jo protesta u bë që qeveria ti kthehet qytetarëve sepse ka disa kohë që i ka braktisur.

U protestua për banorët e Zharrzës, u protestua për ata qytetarë qe enden nëpër spitale, u protestua për ata qytetarë që vuajnë nga taksat, u protestua për ata njerëz që janë kundër importit të pleherave, u protestua për ata që janë futjes në burg për një kupon tatimor. Sot protestuan qytetarët sepse janë më të varfër se 4 vjet më parë. Protesta ishte kundër krimit, për kultivimin e drogës. Kjo qeveri i ka mbyllyr hesapet me qytetarët, kjo është një qeveri e pushtetarëve dhe jo qytetarëve. Me këtë qeveri, Shqipëria nuk mund të ecë përpara dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Nëse vota e shqiptarëve është e lirë, PD fiton edhe sot. Me Edi Ramën kryeministër që e ka mbushur Shqipërinë me kanabis, me Saimir Tahirin që bashkëpuno me krimin, ku mund të jetë vullnet i lirë i qytetarëve shqiptarë. Protesta kërkon dy gjëra, qeveri teknik dhe reformë zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira. Zgjedhjet e lira i kërkon ai që nuk ka frikë nga vullneti i qytetarëve dhe i pengon ai që ka frikë. Kështu që kjo protestë nuk është alibi, por është një kërkesë e vërtetë./CityNews

Lajmet e fundit nga