LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot MYFTARAJ/Gabimet e Sokol Ballës për futbollin në librin e tij “Loja që ndryshoi Shqipërinë”

19 Shkurt 2017, 16:09, Aktualitet CNA

Gazetari politik Sokol Balla ka botuar vitin e kaluar një libër me titull ?Loja që ndryshoi Shqipërinë?, me reflektimet e tij për futbollin shqiptar, sot dhe në të shkuarën. Ndonëse Sokol Balla e mban veten për njohës të futbollit, ai ka bërë gabime qesharake në libër. E kam fjalën për gabime që kanë të bëjnë me datën e ndeshjeve të njohura, me shifrat e rezultatit të tyre dhe gjëra të tilla. Balla, i cili është gazetar me përvojë nuk ka respektuar rregullin që mësohet edhe në shkollat më mediokre të gazetarisë në raste të tillë, atë që nuk i duhet besuar vetëm kujtesës por duhen verifikuar ngjarjet sportive para se të shkruhen në libër. Sepse një libër është diçka tjetër, e ndryshme nga një bisedë me një tryezë kafeterie me miqtë, madje edhe nga një bisedë në një studio televizive, ku mund të bëhet një lapsus. Nuk duhet të lodhesh shumë për t? i gjetur gafat në librin e Ballës. Vetëm me një shfletim të librit kam ndeshur shumë të tilla.
Ironikisht, i pari prej gabimeve gjendet në kapitullin me titull ?Hera e parë?. Duke folur për ndeshjen e famshme Shqipëri-Gjermania Perëndimore të vitit 1967, Balla shkruan:
?Rëndësi ka që eliminuam ata, nënkampionët e botës së një viti më herët në Angli. Ata që katër vite më pas, u shpallën kampionë Europe dhe dy vite më vonë, në vitin 1972, kampionë bote.? (Sokol Balla: ?Loja që ndryshoi Shqipërinë?, Botim i UET Press, Tiranë 2016, f. 33)
Në këtë paragraf i vetmi fakt i vërtetë është se gjermanoperëndimorët u shpallën nenkampionë të botës një vit para ndeshjes së vitit 1967 në Shqipëri. Të tjerat janë të pavërteta të marrëzishme. Kur autori thotë për gjermanoperëndimorët se ata katër vjet më pas u shpallën kampionë Europe, sido që ta ketë pasur linjën e mendimit në fjalinë e tij të çartur, pra duke pasur si referencë Kupës së Botës në Angli në 1966, apo ndeshjen në Shqipëri në 1967, llogaria kohore nuk del.
Sepse kampionati europian i futbollit mes shteteve nuk u mbajt as në 1970, as në 1971. Në 1970 u mbajt Kupa e Botës në futboll (kampionati botëror) në Meksikë. Kampionati europian, të cilin e fitoi Gjermania Perëndimore, u mbajt në 1972, jo 1971. Gjermanoperëndimorët nuk u shpallën kampionë bote në 1972, siç thotë Balla në paragrafin e mësipërm, por në 1974.
Duke shkruar për vitet tetëdhjetë, Balla bën marrëzinë e radhës:
?Pak më herët ?17 nëntori?, kampion i vitit 1983 kishte eliminuar kampionët e Linfield të Irlandës së Veriut nga Kupa e Kampioneve.? (f. 33-34)
Sipas fantazisë së Sokol Ballës, ndeshja ?17 nëntori?-Linfield duhet të jetë luajtur në 1983, vit kur po sipas fantazisë së tij, ?17 nëntori? fitoi kampionatin e vendit (i quajtur atëherë Kategoria e Parë). Por ?17 nëntori? e fitoi kampionatin në 1982, vit në të cilin luajti me ?Linfield?. Kampionatin e Shqipërisë në 1983 e fitoi ?Vllaznia? e Shkodrës. Në 1983, ?17 nëntori? fitoi Kupën e Republikës dhe me këtë fitoi të drejtën për të luajtur në Kupën e fitueseve të Kupave, me ç? rast u ndesh me klubin suedez ?Hammarby?.
Duke folur për ndeshjet kualifikuese në grup për Kupën e Botës Meksikë 1986, Balla shkruan: ?Në fund ëndrra mbaroi. U mundëm nga Greqia, më pas nga Polonia dhe një barazim 0-0 me helenët ishte mjaft vetëm për të mos rënë në vendin e fundit.? (f. 34)
Por ndeshja Shqipëri-Greqi në kualifikueset e Kupës së Botës 1986, përfundoi me rezultatin 1-1, jo 0-0.
Duke shkruar për arritjet e futbollit shqiptar në kupat e Europës në vitet tetëdhjetë, Balla thotë:
?Në katër përballje në pak vite, vlonjatët dolën deri në turin e tretë të kampionëve.? (f. 34)
Në të vërtetë, ?Flamurtari? i Vlorës nuk luajti kurrë në Kupën e Kampioneve në vitet tetëdhjetë. Në turin e tretë arriti në 1987, në Kupën e UEFA-s.
Për arritjet e ?17 nëntorit? në vitet tetëdhjetë, Balla shkruan:
?tiranasit eliminuan të mëdhenjtë e Dinamos së Bukureshtit, fituesit në fuqi të Kupës së Kupave.?
?17 nëntori? luajti kundër ?Dinamos? së Bukureshtit në 1986, për Kupën e Kupave dhe fitues në fuqi I kësaj kupe europiane ishte një tjetër ?Dinamo?, ajo e Kievit, që në atë kohë i përkiste Bashkimit Sovjetik.
E çuditshme është që Balla gënjen edhe për data sportive për të cilat thotë se ka përjetime personale të paharrueshme. Kështu, ai shkruan për një episod në 1990L
?Shtëpia ime e dytë ishte stadiumi ?Qemal Stafa?. Për herë të fundit kisha qenë aty në shtator 1990. Dy herë. ?Dinamo? kampione ndeshej me kampionët e ?Olimpik? Marseilles. Nuk di se si e gjeta mënyrën të çaja kordonin policor për të hyrë në fushë. Deri aty ku trajneri i francezëve po testonte fushën, i shoqëruar nga një gazetar i ?Sportit Popullor?. Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Bekenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri me size, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit në autograf, mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj me parë në Romë. Kaiseri firmosi foton dhe më pas fshiu dorën nga djersa e dorës sime të sikletosur që iu drejtua për ta shtrënguar. Gazetari i ?Sportit Popullor? lajmëroi policët, të cilët më intervistuan me hollësi, por qëllimi ishte tjetër. Ata kërkonin të shihnin se çfarë letre kishte firmosur gjermani i famshëm Për më tepër, njëri prej tyre tentoi ta griste, por duhet të ketë ndeshur në sy njerëzish të inatosur. Ishin kohë të vështira për regjimin.? (f. 35)
Pikësëpari duhet thënë se ?Olimpik? i Marseille erdh në Tiranë në tetor dhe jo në shtator 1990. Ndeshja ?Dinamo?- ?Olimpik? u luajt në 3 tetor. Nëse kjo ndeshje do të ishte e lidhur me një përjetim personal kaq të rëndësishëm për Ballën, ai do të mbante mend në mos datën e saktë, së paku muajin e saktë dhe nuk do të thoshte se ngjarja ka ndodhur në shtator. Nëse Balla do ta kishte treguar këtë histori me sinqeritet, do të kishte thënë se e gjithë skena që ai bëri në stadium gjatë stërvitjes së skuadrës kampione të Francës ishte një inskenim i Sigurimit të Shtetit, që donte të simulonte para medias së huaj, të pranishme në Shqipëri me rastin e kësaj ndeshjeje, se Shqipëria ishte hapur tashmë. Ja, një djalë i ri, thyente kordonin policor, i merrte autograf Bekenbauerit dhe nuk pësonte asgjë, megjithëse ndalohej nga policët, siç ndodhte në të gjithë botën e lirë. Nëse Balla do të kishte qenë i sinqertë, atëherë do të kishte thënë se shoqëruesi i Benkenbauerit, ose më saktë survejuesi zyrtar, i caktuar nga Sigurimi i Shtetit ishte Andi Bushati, i cili ishte shoqëruesi i dytë i ?Olimpikut? në Shqipëri. E megjithatë Balla nuk e përmend Bushatin.
Dhe ?qershia? mbi ?tortën? e gafave të Ballës në paragrafin e mësipërm, Bekenbauer nuk e kishte ngritur ngritur në duar kupën e botës në Romë, dy muaj para ndeshjes së ?Olimpic? në Tiranë, por thuajse tre muaj më parë. Ndeshja finale e Kupës së Botës 1990 u luajt në Romë, në 8 korrik 1990. Për një ngjarje që ka ndodhur në 8 korrik, në 3 tetor nuk thuhet dy muaj më parë, por tre muaj pë parë.
Për ndeshjen Shqipëri-Gjermani në 1994, Balla shkruan:
?Gjermanët fitojnë 2-0, me një gol me kokë nga Klinsmann dhe një super gol nga Zmijani në goditje dënimi, pas një faulli të marrë nga Lekbello?. (f. 35)
Sipas mënyrës se si shkruan Balla, duket se shkodrani Hysen Zmijani paska qenë autor i golit të dytë të Gjermanisë! Aq më tepër që Balla thotë se ndeshja përfundoi 2-0 për Gjermaninë, pra sipas tij Shqipëria nuk bëri gol. Kur në fakt ndeshja përfundoi 1-2 (luhej në Shqipëri).
Duke treguar për ndeshjen Shqipëri-Gjermani të vitit 1994, Balla shkruan:
?Mathaeus? nuk e shihja për herë të parë. Në vitin 1987 vinte në Tiranë për të fituar 0-3 me ?17 nëntorin?.(f. 35)
Në të vërtetë, ?Bayern? i Munich erdhi në Tiranë për të luajtur kundër ?17 nëntorit? në 1989 dhe jo në 1987, siç thotë Balla. Saktësisht, ndeshja ?17 nëntori- Bayern? Munich u luajt në 1 nëntor 1989. Por kjo nuk është e vetmja gafë e Ballës në këtë rast. Ai, as në 1989 nuk e ka parë Mathausin në Tiranë sepse ky nuk erdhi në Tiranë në 1989. Në verën e vitit 1989 Mathaus kishte ikur nga Bayern dhe luante me Inter të Milanos.
Duke shkruar për një ballafaqim tjetër me Gjermaninë Perëndimore për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 1982, Balla thotë për gjermanët:
?Më pas ata kanë rekorde me ne, sic është fitorja 8-0 në 1981. Vetëm 8 vjeç mbaj mend ndeshjen e kthimit në Tiranë në 1981, kur gjermanët fituan 0-2 me dy gola të Hrubesch.? (f. 37)
Në paragrafin e mësipërm ka dy gabime. Së pari, ndeshja për të cilën flet Balla, dhe që është luajtur në Tiranë në 1 prill 1981, nuk ka qenë ndeshja e kthimit, por ndeshja e parë e të dy skuadrave për ndeshjet kualifikuese të Botërorit Spanjë 1982. Së dyti, në ndeshjen e Tiranës, dy golat për Gjermaninë Perëndimore i bëri Shuster, jo Hrubesch. Sa për ndeshjen që përfundoi 8-0 për Gjermaninë Perëndimore, ajo është ndeshja e kthimit dhe u luajt në 18 nëntor të atij viti në Dortmund.
Balla bën gafa edhe për ndeshjet e Shqipërisë me Anglinë. Ai shkruan për:
?atë mbrëmje të ftohtë marsi të vitit 2001 kur Anglia rikthehej në ?Qemal Stafa pas 13 vjetësh. Për herë të fundit në 1988 na kishte mundur 0-2.?(f. 38)
Në të vërtetë, ndeshja për të cilën flet Balla është luajtur në 1989, jo 1988. Saktësisht në 8 mars 1989.
Në librin e Ballës ka gafa të bëra nga injoranca, por ka edhe gënjeshtra të qëllimshme, siç është kjo më poshtë:
?Kujtoj që ?Gazeta Shqiptare? ku unë punoja dhe Carlo Bollino, drejtuesi i saj, ishin të parët që rikthyen interesin mediatik për futbollin. Kështu ka qenë edhe dita ime e parë e punës në gazetë. Ishte ora 2 e natës dhe të gjithë poshtë u mblodhëm për të vënë titullin e faqes së parë: Carlo mendonte me të drejtë se duhet të ishte fitorja 3-0 me Gjeorgjinë. Mirëpo nuk dinte si. Titujt e sportit ishin standard dhe të përsëritur. Por Carlo kërkonte titullin e faqes së parë. I ndrojtur, -ishte kontributi im i parë në krijimin e coverit të një gazete,- i sugjeroj një lojë fjalësh: Shqipëria, një tri? umf!
Kujtoj se si u kthye i ngazëllyer nga unë.?(f. 36)
Në të vërtetë Shqipëria nuk ka fituar kurrë 3-0 ndaj Gjeorgjisë, aq më pak në 1995, kur të dy vendet luajtën vetëm një ndeshje të cilën Gjeorgjia e fitoi 2-0. Por Balla e ka fjalën për ndeshjen e Shqipërisë me Modovën, të cilën Shqipëria e fitoi 3-0. Kjo ndeshje është luajtur në 29 mars 1995 dhe në atë kohë Balla nisi punë te ?Gazeta Shqiptare?. Nëse Balla do të kishte qenë autori i titullit të bujshëm të gazetës në atë ditë të parë të punës, ai me siguri që do ta kishte mbajtur mend se ndaj kujt u arrit fitorja. Merret vesh, Balla gënjen trashë.
Madje kur Balla thotë ?nuk e harroj kurrë?, ai gënjen në mënyrën më idiote. Kështu, ai thotë, kur shkruan për ndeshjen Angli-Shqipëri në 2001:
?Nuk harroj kurrë se në ndeshjen në Njukastëll, mbi biletën e ndeshjes firmosi i madhi Bobi Robson. Kishte ardhur dikur në Shqipëri si trainer i Barcelonës?.(f. 39)
Në të vërtetë Bobby Robson kishte ardhur në Shqipëri si trainer i përfaqësueses së Anglisë në 1989, kur u luajt ndeshja Shqipëri-Angli për kualifikueset e Botërorit 1990. Boby Robson u bë trainer i Barcelonës për një periudhë të shkurtër në 1996-97 dhe atëherë nuk pati lidhje me Shqipërinë, pasi klubet tona nuk kanë luajtur me Barcelonën në kupat europiane, në atë periudhë.
Duke shkruar për ndeshjen Shqipëri-Angli të vitit 2001, Balla thotë:
?Ishte e mërkuara e shkuar, kur në stadiumin ?Qemal Stafa? zbriti Anglia, ndoshta ekipi më cilësor i futbollit botëror që kishte zbarkuar në Shqipëri që prej Bullgarisë së Stoickovit dhe Stojanovit, më 1994.?(f. 47)
Në të vërtetë Bullgaria ka luajtur në Shqipër, jo në 1994, por në 1995, për ndeshjet kualifikuese të Euro 1996. Saktësisht, ndeshja u luajt në 6 shtator 1995 dhe përfundoi 1-1.
Duke shkruar për paradoksin e një klubi dikur të famshëm italian, ?Parmës?, Balla thotë:
?Skuadra që në fillim të viteve 2000 kishte ardhur në Tiranë për të luajtur me ?Teutën? e Durrësit e pa veten befas me pronar shqiptar?. (f. 65)
Në të vërtetë, ?Parma?, në kohën e lavdisë së vet, ka ardhur në Shqipëri vitet nëntëdhjetë, jo në vitet 2000 siç thotë Balla. Saktësisht ?Parma? ka ardhur në Tiranë të luajë me ?Teutën? për Kupën e Kupave të Europës, në 14 shtator 1995.
Balla ngatërron edhe datat e fitoreve të përfaqësueses sonë në ndeshjet ndaj Greqisë. Kështu Balla shkruan:
?Në futboll i kishim mundur grekët pikërisht në këtë agim pozitiv të Shqipërisë, në vitin 2001.?(f. 84)
Në të vërtetë, ndeshja Shqipëri-Greqi, që përfundoi me fitoren e Shqipërisë, u luajt në vitin 2000, në 11 tetor.
Balla, duke vazhduar me gafat e tij, shkruan për ballafaqimet e holandezëve me futbollin shqiptar:
?Në fillim të viteve ?70, ata kishin zhvilluar katër ndeshje me Tiranën dhe ?Dinamon?, me ekipin e tyre më të mirë të të gjitha kohërave, Ajax. Nga ajo kohë kujtoheshin tre gjëra: e para që Kruyff nuk denjoi të vinte në Tiranë, në asnjë nga ndeshjet??(f. 94)
Në të vërtetë, në fillim të viteve ?70, ?Ajaksi? luajti vetëm një herë në Shqipëri, me ?17 nëntorin?. ?Ajaks? luajti ndaj ?Dinamos? së Tiranës, në fillim të viteve tetëdhjetë, sakëtsisht në 17 shtator në Tiranë dhe në 1 tetor në Amsterdam.
Gafat e Ballës nuk kanë fund. Ai shkruan në libër:
?Stadiumi ?Loro Boriçi? kishte qenë edhe më parë arenë e këtyre ndeshjeve dhe në vitin 2001 do të mbahet mend për atë fitore historike 3: 1, ndaj Rusisë.?(f. 95)
Në të vërtetë, ndeshja Shqipëri-Rusi u luajt në Shkodër, në vitin 2003.
Është e çuditshme, por Balla gabon sa herë kërkon të thotë një datë të saktë. Kështu, ai shkruan:
?Më 2 prill 2009 mundemi nga Danimarka 3: 0?. (f. 107)
Në të vërtetë kjo ndeshje është luajtur në 1 prill.
Është e çuditshme që Balla bën gabime edhe për data veçanërisht historike të futbollit shqiptar.
Duke shkruar për Fadil Vokrrin, në kohën kur luante për ?Partizanin? e Beogradit, Balla thotë:
?Nëse e pyet atë privatisht, besoj kjo do të ketë qenë ëndrra e tij më e madhe dhe më e fshehtë, qysh kur erdhi në vitin 1989 të luante në Vlorë kundër Flamurtarit?(f. 126)
Në të vërtetë, siç e di çdo shqiptar që ka njohur për futbollin, madje dhe në atë masë sa të mos ketë ambicje për të shkruar libra si Balla, ?Partizani? i Beogradit erdhi të luajë në Shqipëri në vitin 1987, jo në 1989, siç thotë Balla.
Ndonëse libri i Ballës është si thes mielli i zbrazët, që sa herë ta qëllosh, aq herë lëshon pluhur, megjithatë mjafton me kaq për mua.

Lajmet e fundit nga