Aktualitet
Nard Ndoka thirrje Metës/ Largohu si burrë nga qeveria
Deputeti Nard Ndoka, i ka bërë thirrje kreut të LSI të largohet nga qeveria sa më parë sepse rënia e saj është e pashmangshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndodka shprehet se Meta i shpall vendimet 3-4 muaj pasi i merr ato, por sot koha nuk pret.
Sipas Ndokës, nëse Meta do mbajë për dore Ramën, rrezikon të shkojë së bashku me të.
Në fund, deputeti shprehet se burrë shteti mbetesh edhe kur di të largohesh si burrë.
Postimi i Nard Ndokës
Opozita e ngriti kauzen popullore dhe nderkombetare.
Rama po mendohet, i friksuar, në dilemë, i paperqendruar dhe shumë i trembur.
Meta po hesht per te folur!
Tashme loja është e hapur, e drejteperdrejte dhe transparente, me shumë se kaq ky vend nuk kishte parë ne keto vite pluralizem.
Opozita nuk ka rruge tjeter, as kthim prapa, zgjedhje me standarde me qeveri teknike.
Pa plotesuar kete kerkese tashme te paneguciushme, nuk do kete kuvend, nuk do kete qeverisje, nuk do kete qetesi, nuk do kete paqe.
Rama është kapur “shah mat”, por ka edhe dy levizje akoma te detyruara ose te percaktuara.
Sa me shpejt, me mirë per te dhe per vendin!
Meta lojtar krizash, i shquar per vendimarrje te forta, por i pa orientuar akoma me realitetin e ri, po pret nese Rama po bie vete, po e rrezon opozita, apo po mendohet ti heqe “tullen e fundit”.
Meta gjithmone i shpall vendimet 3-4 muaj pasi i merr ato, sot koha nuk pret!
Opozita ka fituar terren, qetesine, mbeshtetjen, garancite dhe padiskutim ka kaluar në epersi te dukshme politike dhe popullore.
Rama ka humbur drejtimin dhe rrugen e duhur, renia është e pashmangeshme.
Meta duket se eshte komod, nëse do mbaje per dore Ramen, rrezikon te shkoje sebashku me te, nese kerkon kohe akoma, do humbase kohen dhe shansin qe papritur i lindi si nje kauze e kamufluar per stabilitet.
Te presim kush do te veproje dhe levize me shpejt, ne shenje pergjegjesie kombetare, si misionare, si burra shteti.
Burre shteti mbetesh edhe kur din te largohesh si burre!
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...
1 Koment