LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitro Cela gjen zgjidhjen e krizes politike/Ja propozimet

19 Shkurt 2017, 22:53, Aktualitet CNA

Sfida e Ramës për Bashën/Haberet e Mitros

Vizitë në Kosovë. Sarkazëm në FB. Kafe me Aqifin tek Rogneri. A mjaftojnë për ta nxjerrë nga sëkëlldia kryeministrin? Vështirë. Një miting i zgjatur, është kosto për ekonominë. Bojkoti i parlamentit, zbyth miratimin e ligjeve. Shkelmat e Petrit Vasilit, Klajda Gjoshës dhe thumbat e Metës-ja nxijnë jetën kryeministrit.
Unë e kam një skenar.
Idenë e kam marrë nga Rama.
Ishte moti kur Rama nuk pranoi zgjedhjet e vitit 2009. Hodhi parrullën:” Hapni kutitë e votimit. Ndryshe nuk futemi MITRO CELAnë parlament”. Me këtë parrullë u bllokuan rrugët. U dogjën goma makinash… U bë grevë urie. Kur punët vajtën “majë e thikë” Rama ishte i ftuar për drekë tek “Rozafa”. Miq e shokë. I mbanin isi. Mos bëj lëshime. Berisha dridhet. Shihe si është zverdhur. Shkon vonë në punë. E mbajnë doktorët me shiringa. Ekonomis në greminë.
Rama zbrazi një gotë me ujë. Nuk pinte verë. Vuri në buzë një puro të hollë që ja sillte shoqeruesi çdo pesë minuta dhe tha:
-Po sikur Doktor Rëmpalla të hapi kutitë? …Ku të mbytemi?!
Në tavolinë sikur ra damllaja…As gëk e as mëk…
Le të kthehemi në ditët tona. Rame ka thënë: PS-ja edhe vetëm, me Shpëtim Idrizin fiton 71 deputetë. Për fitore të socialistëve flasin e shkruajnë sontazhet. Mund të kenë dyshime analistët. Por i zoti i punës i beson!
Kur lideri është i sigurtë për fitoren, unë mendoj se mund të bëhet sfida e parë:
1.Opozita të hartojë projktligjin për Kodin Zgjedhor. Manxhoranca ta votojë në parlament.
2.Në zgjedhjet e vitit 2013, PS dhe LSI i tërhoqën anëtarët e KQZ. Zgjedhjet i administruan vetëm të djathtët. Dhe e majta bëri fitore historike: 1 milionë vota. Me këtë këtë filozofi, unë mendoj se Rama duhet të bëjë sfidën e dytë:
KQZ të rikompozohet. Shumicën e anëtarëve dhe kryetarin ta ketë opozita.
3.Sfida e tretë: Votimi elektronik kërkon para dhe kohë. Qeveria të zgjidhi qesen. Kohën nuk e ka në dorë.
Me këto sfida qetësohet opozita. Parlamenti vihet në brazdë. LSI “ndalon” shkelmat. Ambasdorit Lu i kthehet buzëqeshja…

Lajmet e fundit nga