Connect with Us

Vazhdon protesta/ Basha përkrah protestuesve gjatë gjithë natës

Aktualitet

Vazhdon protesta/ Basha përkrah protestuesve gjatë gjithë natës

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar se nuk do të lëvizë nga protesta, por do të qëndrojë pranë të gjithë qytetarëve gjatë gjithë natës.

Në një intervistë të dhënë për “News 24”, ai tha se kryeministri i vendit, Edi Rama, është rrëzuar moralisht dhe se tashmë kjo protestë nuk është në dorën e tyre. /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. K., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

V. B., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

T. G., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

LEXO EDHE:  Vangjush Dako degjeneron Bashën/ Je peshk rezervati

LEXO EDHE:  Fakte-Basha tradhëtoi demokratët/ Zbulohet “shpërblimi” i Ramës

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti pritet dora si në Mesjetë”/ Meta bën propozimin ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Ti priten gishtat si në mesjetë”/ Meta propozon masa ekstreme 

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa thekson se nuk do të lejojë ti preket asnjë presje.

Në një prononcim për mediat nga qyteti Korçës, Meta ka folur me tone mjaft të forta, edhe në lidhje me zgjedhjet, ku propozoi edhe masa drastike për “ata që prekin votat”.

“Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë, meqë është hequr dënimi me vdekje”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta harron “qetësinë dhe dashurinë”/ Kërcënon publikisht Ramën

Publikuar

-

Nga

Meta harron “qetësinë dhe dashurinë”/ Kërcënon publikisht Ramën

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish sot kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e bëra në një dalje publike, ku tha se “Presidenti takohet skutave me subjekte të OFL-së”.

Në një prononcim për mediat nga Korça, Meta sfidoi Ramën ti thotë emrin e personit që ka takuar.

Ndërsa u dal edhe tek Asambleja e PS, Meta kërcënoi publikisht Ramën, ndërsa tha se nëse e kthen në Asamble tradhëtare, populli të përgjigjet.

“Unë iu drejtova edhe Asamblesë Kombëtare të PS. Mos e kthe në Asamble tradhëtare, se e dini çfarë ndodh pastaj.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: 7 arsye pse shqiptarët goditën Bashën në 21 Qershor

LEXO EDHE:  Skenarët e protestës/ Demokratët do ngujohen para Kryeministrisë

Shqiptarët i përgjigjen me top, koha e ka tregur.

Me thuaj kë kam takuar, unë jam gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga  Garda e Republikës. Nëse kam takuar një  person të botës së krimit jap dorëheqjen.”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE