Connect with Us

“Ngujimi” për karrigen e Lulit

Aktualitet

“Ngujimi” për karrigen e Lulit

Publikuar

-

PD protestoi sot përpara kryeministrisë, Lulzim Basha kërkoi zgjedhje të lira dhe ftoi mbështetësit e tij të qëndrojnë aty derisa të kishin zgjidhje. Një aksion me vlerë për opozitën në rast se do ishte i vërtetë dhe i sinqertë. Por nuk duket të jetë i tillë.

Lulzim Basha ka gati katër vite në opozitë dhe ska bërë asnjë ditë opozitën. Ai ka qenë në gjumë dhe apatik. E vetmja opozitë ka qenë ajo e Berishës në parlament dhe rrjete sociale. Opozita e Bashës ka qenë më deklarata nga selia e PD dhe kaq. I pasuar nga disa “të rinj” të paaftë dhe të mefshtë Basha ka ofruar një opozitë të dobët dhe pa thelb.

Sot protesta dhe ngujimi do kishin vlerë në rast se Basha në katër vite kishte zhvilluar betejat e qytetarëve çdo ditë. Në rast se Basha do kishte protestuar për varfërinë që se bëri kurrë, i braktisi shqiptarët dhe i la në duar e mjerimit të ofruar nga Rama, do ishte në tjetër pozicion. Nuk ishte krah tyre kur arrestoheshin e burgoseshin për 30 mijë lekë drita. Nuk ishte në krah të qytetarëve kur ju vidhej dhe shkatërrohej prona, nuk ishte në krah të shqiptarëvë kur arrestoheshin dhe dhunoheshin, nuk ishte në krah të shqiptarëve kur Shqipërinë e mbuluan koncesionet. Vërtet Lulzim Basha nuk ishte, por ai e quan opozitë edhe fjalimet bosh e pakuptim të spikerave nga foltorja blu. Basha nuk ishte dhe nuk bëri opozitë katër vite, atë e filloi sot. Basha sot kërkon zgjedhje të lira dhe kujtohet 4 muaj përpara zgjedhjeve. Nuk e ka bërë dhe nuk i ka kërkuar në katër vite.

LEXO EDHE:  Njerëzit e Sorosit në PS dhe PD/ Deklarata e miliarderit, 14 vite më parë

Protesta e tij do ndiqej nga shqiptarët në rast se ai në katër vite kishte pasur si qëllim kauzat e tyre, jo kauzën e tij personale.

Lulzim Basha sot zhvilloi një protestë për karrigen e tij dhe jo për zgjedhjet. Ai kërkon të shpëtoje edhe duke destabilizuar vendin, vetëm që të mos lëshojë karrigen e kreut të  PD.

Basha e di mjaft mirë që është i humbur, që zgjedhjet nuk i fiton dot. Po ushtron një presion dhe tenton një destabilitet pa vlerë për të ardhmen e tij politike. Ai foli për zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do kishte duke paralajmëruar bojkot ose prishjen e tyre. Në fakt PD ka hyrë në zgjedhje edhe në vitin 1997, ka rënë nga pushteti me dhunë dhe është kthyer me vota, tani duket se po kërkon pushtet nëpërmjet destabilitetit, per të siguruar karrigen e Bashës në krye të PD.

Ky është problemi real i veprimit të sotëm, që është aksion opozitar i cili mungoi në katër vite dhe sot fatkeqësisht bëhet për karrigen e Lulit në krye të PD dhe jo për shqiptarët./Albin Bora

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit Fatmir Mediu/ Do ja bëja hallall Ramës një mandat të tretë, por…

Publikuar

-

Nga

Habit Fatmir Mediu/ Do ja bëja hallall Ramës një mandat të tretë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka habur mbrëmjen e sotme me një deklaratë të bërë, teksa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se kryeministrit Edi Rama do t’ja bënte hallall një mandat të tretë, por sipas tij, Rama do që të jetë gjithmonë në pushtet.

Pjesë nga biseda në Vizion Plus:

Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t’i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.

Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë hallall, por e do përjetë.

LEXO EDHE:  Kreu i PD “zbret” në Këshillin Bashkiak/ Rama vë Bashën përballë Veliajt

LEXO EDHE:  Kreu i PD "zbret" në Këshillin Bashkiak/ Rama vë Bashën përballë Veliajt

Alban Dudushi: Atë nuk e dimë, por për herë të tretë është e sigurt që e do.

Fatmir Mediu: Ashtu si e analizoj unë…

Alban Dudushi: Për herë të tretë është e sigurt që e do./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatmir Mediu “mbyll dyert” e Republikanes/ Nëse nuk bie dakort me PD, dal vetëm në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Fatmir Mediu cakton “kushtin” për të hyrë në koalicion me PD

Kryetari i Partisë Republikanes, Fatmir Mediu, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse nuk do të arrijë një marrëveshje me Partinë Demokratike, do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se është i gatshëm të kontribuojë kudo ku mund të shtojë një votë më shumë për koalicionin, por theksoi se nëse nuk ka mirëkuptim, Partia Republikane nuk do të stopojë jetën e vet politike.

Pjesë nga biseda në Vizion Plus:

Fatmir Mediu: Unë jam i gatshëm të shkoj të kontribuoj, atje ku shtoj një votë më shumë për koalicionin. Janë 36 kandidatë të Tiranës dhe do t’jua shpjegoj pse…

Alban Dudushi: Dukej si një demosntrim force kjo… që edhe po nuk ramë dakord, unë dal i vetëm …

Fatmir Mediu: Pa dyshim që po nuk ramë dakord, do të dalim dhe vetëm, se Partia Republikane nuk do të stopojë jetën politike të vetën, në qoftë se nuk do të arrijmë në mirëkuptim.

Alban Dudushi: Po në rast se dilni vetëm, janë kostot më të mëdha për ju, apo për PD-në dhe opozitën?

LEXO EDHE:  Skandali i inceneratorëve/ Rama akuza Shkullakut: Ishte në krye të luftës për t’i bërë jehonë sulmit të Lulëzimit

LEXO EDHE:  “Nuk e pyesim Bashën”/ Zbulohet takimi i aleatëve me Ilir Metën

Fatmir Mediu: Edhe për PD-në, edhe për PR-në. E kam thënë, për mua është më mirë, më pak mandate për Partinë Republikane dhe të iki Rama si kryeministër, se sa të ketë 20 mandate dhe të rrijë Rama kryeministër. Nuk po bëj pazar. Kam një qëllim për t’i shërbyer, sepse …. Po ju them diçka. Ajo që më bën të ndihem mirë sot, është marrëdhënia me demokratët dhe republikanët kudo që janë. Ata më kanë ngritur në një status tjetër social, politik dhe shoqëror. Unë u bëra kryetar partie, u bëra deputet, disa legjislatura. Edhe ministër dy herë, për shkak të besimit të atyre njerëzve. Dhe për mua është shumë e rëndësishme që të mos e prish atë lloj besimi dhe atë lloj marrëdhënie. Dhe për këtë jam krenar që marrëdhëniet tona kanë qenë shumë korrekte./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu tregon mosmarrëveshjet me Bashën/ Jemi akoma te ideja “çfarë do”

Publikuar

-

Nga

Mediu tregon mosmarrëveshjet me Bashën/ Jemi akoma te ideja “çfarë do”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ende nuk ka marrë një vendim për të lidhur një koalicion me Lulzim Bashën.

Madje ditën e sotme Mediu i vendosi si kusht që PD të bëjë patjetër koalicion me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallin dhe kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ai deklaroi në Vizion Plus se nuk i pëlqen që Basha t’i thotë se “çfarë do”, pasi theksoi se negociatë e drejtë është kur i kërkon të përcaktojë kriteret.

Qëllimi i PR është për të ndërtuar një koalicion funksional. Shpresoj të përfundojë sa më shpejt marrëveshja me PD-në. Kur mua më thua “çfarë do”, nuk më duket normale, kur më thua “hajde përcaktojmë kriteret” mua më duket një negociatë e drejtë.

Deri tani jemi akoma te ideja “çfarë do”. Bashkëpunimi nuk fillon nga ideja se kush është më lart dhe kush më poshtë. Kam 30 vite jetë politike dhe njoh lidershipin politik të PD, ndaj mendoj që secili nuk duhet të shikojë se ku e ka qoshen e vet”, deklaroi Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE