LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet marëveshja-Samsung e furnizon Apple me ekranet e reja OLED për iPhone

18 Shkurt 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Samsung Display, një segment i kompanisë Samsung Electronics ka finalizuar marrëveshjen me Apple për furnizimin e kompanisë amerikane me 60 milionë panele OLED, për gjeneratën e ardhshme të iPhone.

Kjo është marrëveshja e dytë në mes palëve; marrëveshja paraprake ka shtyer Samsung Display të furnizoj Apple me 100 milionë panele OLED për iPhone.

Sipas rezultateve financiare të Apple, 200 milionë iPhone janë shitur në 2016 dhe prej tyre 160 milionë ekrane kanë krijuar 80 për qind të të gjitha shitjeve.

Burimet e deritanishme kanë bërë të ditur se panelet OLED do të përdoren vetëm në modelet premium të iPhone të ardhshëm. Megjithatë, marrëveshja e re bën të kuptohet se ky lajm nuk është i saktë.

Asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar publikisht për marrëveshjen deri më tani. /CityNews 

 

 

 

 

21:10 Aktualitet

Tahiti

Tahiti është shndërruar në një destinacion shumë të preferua...

21:00 Aktualitet

Disa fakte për sytë

Më poshtë do të njiheni me disa fakte për sytë: Secila pjesë...

Lajmet e fundit nga