LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër largim nga PS/ Shkarkohet nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës

17 Shkurt 2017, 13:02, Aktualitet CNA

Një valë largimesh nga detyra kanë përfshirë Partinë Socialiste në rang vendi ditët e fundit. Vetëm një ditë pas largimit të dy drejtorëve, sot është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Ylli Muho.

Mësohet se vendimi është marrë nga kryebashkiakja Zamira Rami. Muho ishte propozuar nënkryetar i kësaj bashkie nga Partia Socialiste në korrik të vitit 2015. Ai ka qenë kryetar i komunës Antigonë në periudhën 2003-2015.

Ndërkohë, në letrën e shkarkimit nuk paraqiten motivet e këtij vendimi./CityNews

Lajmet e fundit nga