LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telefonat e palosshëm të Samsungut po vijnë

17 Shkurt 2017, 20:32, Aktualitet CNA

Edhe pse nuk do ta shohim Galaxy S8 në Kongresin Botëror të Celularëve të këtij viti, raportohet se gjiganti Samsung mund t?i prezantojë smartfonët e tij të palosshëm partnerëve të vet.

Në raportin e ri thuhet se Samsung mund të mos i nxjerrë smartfonët e palosshëm deri në vitin e ardhshëm, me prodhim masiv duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2018.

Arsyeja kryesore për vonesën thuhet se është për shkak të çështjes teknike e cila përfshin komponentin kryesor të smartfonëve të palosshëm.

Një burim i afërt me kompaninë ka thënë se ?ndërsa shtresat PI të ekraneve janë duke u prodhuar në një vëllim të madh aktualisht, prodhimi masiv i kornizave nga plastika me bazë të shtresave PI e me cilësi të lartë nuk priten të vijnë deri në gjysmën e parë të vitit 2018?.

Edhe nëse kompania koreane zgjedh që t?i prezantojë smartfonët e palosshëm në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), ata do të jenë prototipet e parakohshëm. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga