LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 17 mijë m2 tokë në Vlorë/ Arrestohet pronari, emri dhe akuzat

17 Shkurt 2017, 07:29, Aktualitet CNA

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 17 mijë m2 tokë bregdetare në fshatrat Vuno dhe Jalë.

Prokuroria, në bashkëpunim me policinë e qytetit bregdetar, finalizuan me sukses operacionin e koduar ?JALA?, duke vënë në pranga pronarin e kësaj toke, shtetasin Murat Hysenaj, 56 vjeç.

Sipas policisë, Hysenaj ka përfituar tokën me vlerë 1.7 milionë euro me dokumente të falsifikuara.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

“Policia ka finalizuar me sukses Operacionin e koduar “JALI” ! Sekuestrohet një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë.

Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim: Murat Hysenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë.
Në kuadër të procedimit penal Nr.1802/2016, ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave? dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

(Neni 186/2 dhe 287/a,c të Kodit Penal).
Mbi bazën e këtij operacioni, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 1.7 milion euro.
Gjithashtu, për veprat penale të mësipërme, shtetasit Murat Hysenaj i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”./CityNews

Lajmet e fundit nga