LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e PD/ Duma: Do jetë madhështore dhe paqësore!

17 Shkurt 2017, 16:40, Aktualitet CNA

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Grida Duma, konfirmoi se protesta e së nesërmes do të jetë paqësore dhe madhështore.

Në një intervistë të dhënë pasditen e sotme në News 24, ajo tha se protesta në vetvete nuk është e paqtë, por është jetësore dhe se ajo do të zgjasë derisa të vendosin qytetarët.

Përkundër zërave në është marrë leja në polici, Duma tha se kanë marrë lejen të rrinë sa të duan  në protestë dhe se nuk ka asnjë shqetësim të kësaj natyre.

“Unë mendoj, të gjitha mesazhet edhe nga PD janë për të siguruar qytetarët se jemi aty. Nuk është çështja tek policia, por kemi të gjithë kapacitetin, të gjitha mundësitë për gjithçka ta kontrollojmë. Jemi në një protestë që do shkojë mirë?, përfundoi ajo.

Që në krye të intervistës, Duma pohoi se çdo qytetar do të surprizohet për mirë. ?Qytetarët protestojnë, është një akt qytetarie, pavarësisht nga preferencat politike. Protesta është një akt civilizimi. Ne duhet të kemi shpresë në ketë vend, se nuk do të përfundojë në këtë hipokrizi të madhe?, u shpreh Duma. 

Basha tha se do vendosim bashkë me qytetarët se çfarë do bëhet me zgjedhjet.

“Protesta është vetëm fillimi i një vendimi të madh. Zgjedhjet nuk janë problem i përditshëm i qytetarëve, por janë zgjidhje e këtyre problemeve. Në këtë vend, ku i jepej mundësia njerëzve të zhvillonin biznesin e tyre, e të konkuronin lirisht me njëri-tjetrin, u kthye në Shqipëri krimi. Krimi në pushtet dha Shqipërinë me koncesion, dhanë tendera që nuk pamë asnjë rrugë, asgjë të re”.

Do ti zhbëni këto me protestën?

?Ky është vetëm fillimi dhe do të vijojë në të gjitha format, betejë politike, protest, betejë ligjore dhe qëlllimi është ti japim mundësi shqiptarëve të zgjedhin lirisht. Kjo qeveri duhet rrëzuar se nuk ka zgjedhje të lira. Duhet të shpëtojmë zgjedhjet e shqiptarëve. Rrëzimi i qeverisë ka ndodhur nëse flasim nga pikëpamja përmbajtësore?.

Kushtet me të cilat PD do hyjë në zgjedhje?

Votimi elektronik është kërkesa jonë parësore. Ne së pari duam që brënda qëndrës së votimit, ku ndodh 40 % e problematikës, të zgjidhet me votim elektronik?.

Sikur të bihet dakord që të plotësohet kërkesa juaj, por do dështonte, a do mbanit përgjegjësi?

Nëse infrastruktura është, nuk ka asnjë dështim. Ne duhet të shqetësohemi njëherë që zgjedhjet po vidhen, pastaj të meremi me element teknikë?.

Do shkoni me qeveri teknike?

Nuk janë pare që i bën opozita këto. Nuk dua të përmend kalkulime të kota.

Si vjen rrëzimi i një qeverie që ka numrat parlament?

Puna është ti përdorësh për mirë, sepse ne kemi një qeveri arrogante në Parlament. S’kanë rëndësi numrat, por puna se si i përdor. Po të kishin numrat, nuk do diskutohej për shfajësi të njërit apo tjetrit  ne qeverisje?. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga