LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLD rrëzon Fatmir Xhafajn për shortin e KED

17 Shkurt 2017, 11:04, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Drejtësisë i është drejtuar një letër presidentit Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, mbi pretendimet e kreut të Komisionit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, mbi shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KLD ka rrëzuar pretendimet e Xhafajt, duke thënë se është respektuar pikë për pikë ligji. Më tej, KLD shton se lista është hartuar me transparencë të plotë dhe për 128 gjyqtarë janë evidentuar gjithë të dhënat personale.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë sqaron se lista i është dërguar Kuvendit në zbati të Kushtetutës dhe ligjit. Sipas këtij institucioni, mungesa e respektit institucional pengon zbatimin e reformës./CityNews

Lajmet e fundit nga