LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabiti kazinonë nën kërcënimin e armës/ Kapet autori në Tiranë (Emri)

17 Shkurt 2017, 12:23, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili dyshohet të jetë autori i grabitjes së një kazinoje.

Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Jurgen Kovaçi, 26 vjeç, banues në Tiranë, (i dënuar më parë në fushën e narkotikëve). Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar ?BIXHOZI.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 12.02.2017 rreth orës 20:58 në vendin e quajtur “Selvia”, në rrugën e “Dibrës”, ky shtetas ka hyrë në kazino dhe duke kërcënuar punonjësit dhe ka arritur të marrë prej andej shumën ditore rreth 20.000 lekë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga Neni 139 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga