LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dështon” Denar Biba/ Rrëzohet udhëzimi që pengonte LIBRA-n e Blushit

17 Shkurt 2017, 14:31, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot propozimin për regjistrimin e partive politike, nisur nga debati i LIBRA-s së Ben Blushi.

7 anëtarë të KQZ-së votuan pro rrëzimit të propozimit për regjistrimin e partitive politike për zgjedhjet e 18 qershorit.

Një udhëzim që ndryshon rregullat për kandidimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit ka krijuar përplasje mes KQZ dhe partisë LIBRA. Udhëzimi i ndryshuar, mes të tjerash, parashikon që partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend, për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhin 5 mijë firma nga zgjedhësit.

Një ditë më parë pati një përplasje të ashpër mes Denar Bibës dhe Ben Blushit për këtë udhëzim. Biba e akuzoi kreun e LIBRA se po sillet si viktimë për të rënë në sy. Nga ana tjetër, Blushi iu përgjigj, duke i thënë se nuk është vendim i tij, por i banditëve të Rilindjes./CityNews

Lajmet e fundit nga